MENU
klinika

Ja kush janë kandidatët

Sot zgjedhjet për kryetar të PD në Divjakë

20.04.2022 - 12:13

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar se ditën e sotme do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar të PD në degën e Divjakës.Procesi i votimit është hapur në orën 8:00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i cili vendos.

Kandidatët për Kryetar janë:
1. Elizabeta Rredhi
2. Gjergji Janko
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.