MENU
klinika

Deri kur???

Tirana dhe Prishtina: Arti i rrugës, dhunës, drogës!!!

01.04.2022 - 15:22

         Është bërë e udhës që, në kohët e hovit të madh teknologjik, të kapërcehen kufijtë mes profesioniszmit dhe amatorzimit. Edhe më keq… vulgaritetit si modë, si frymëzim: kushdo mund të pretendojë, se bën gjithçka. Por, në realitetin virtual, pak gjë rreket të thotë të vërteta, të rrokë të vërteta dhe të dijë të vërteta. Shumica (vulgu) ngopet me lugën bosh, ofruar me zhurmën e madhe të asgjësë…/Konica.al

Aranit Muraçi shtron shqetësimin e madh real, mbi edukimin, artin dhe heshtjen ndaj “përdhunimit” masiv të brezit të ri, në Kosovë dhe Shqipëri, si më poshtë:

Fjalët “rap” dhe “rape” mund të mos kenë asnjë lidhje me njëra-tjetrën në origjinën e tyre, por mund të bëhet sinonime, pjesë të fjalorit të gjuhës shqipe, sikurse janë duke u ‘kultivuar’ paralelisht brenda “kulturës dhe artit” tonë.

“Rap” sipas kuptimit leksik që i jep gjuha angleze është një lloj muzike që është bërë popullore nga njerëzit me ngjyrë në SHBA, në të cilën fjalët e tekstit recitohen me shpejtësi dhe ritmikisht mbi një një melodi të caktuar.

Kuptimi i përdhunimit është një aktivitet i paligjshëm seksual dhe zakonisht shpjegon një marrëdhënie seksuale të kryer me forcë ose nën kërcënimin e lëndimit kundër një personi. Konsiderohet një vepër edhe më e rëndë penale nëse viktimë bie një adoleshent ose minoren.

Të ashtuquajtura tekste këngësh të disa ‘repistëve’, të promovuar dhunshëm dhe paturpësisht si model suksesi, me këtë lloj muzike nëse ndokush e quan të tillë, ato nuk bëjnë asgjë tjetër veçse e shndërrojnë kulturën dhe artin shqiptar në një formë të padëgjuar “përdhunimi” për brezin e ri, fenomen që po përhapet dhe po kultivohet me shpejtësi në të gjitha trevat shqipfolëse, kryesisht në Kosovë dhe Shqipëri.

Falë rrjetet sociale, por edhe mediat kombëtare çuditërisht po ndihmojnë të lulëzojnë të tillë ‘artistë’, të cilët, vit pas viti po mbijnë si “kërpudhat pas shiut” dhe nga ana tjetër po detyrojnë artistët e rrallë dhe të vërtetë shqiptarë të braktisin dalëngadalë muzikën dhe artin. Siç ishte për shembull lënia për shumë kohë në harresë dhe së fundmi përfshirja në aktivitete të paligjshme i këngëtares aq të dashur dhe të talentuar të muzikës dhe artit tonë edhe përtej kufijve kombëtarë, Elsa Lilës.

T’i këndohet rrugës, dhunës, drogës, me fjalë banale, pa fjalor dhe as kuptim, ndërsa interpretuesi i tyre të quhet artist, model frymëzimi për të rinjtë që ëndërrojnë të bëjnë famë dhe para sikurse ai dhe modeli i tij, kjo është gjysma e së keqes. Heshtja institucionale ndër vite për ta ndalur këtë dukuri, është fatkeqësi mbarëkombëtare.

Kësisoj, edhe ndërhyrja shtetërore është një emergjencë mbarëkombëtare. Ndoshta si fillim Tirana dhe Prishtina, duhet t’ia nisin punës me krijimin e një ministrie të përbashkët edukimi, për të shpëtuar brezin e ri nga kjo marrëzi.

“Arti” i tyre ashtu siç nisi dhe lulëzoi, ashtu duhet të përfundojë, me një fund të turpshëm. Ai duhet frenuar sot para se të kthehet nesër në një plagë të pashërueshme, si shumë të tjera që nuk u ndalën në kohë, për mbarë shoqërinë tonë.

Rasti i fundit nuk është i pari, por mund të jetë një tjetër sirenë alarmi. Reperi Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko, doli këto ditë para gjykatës në Prishtinë, pasi, sipas mediave kosovare akuzohet se ka përdhunuar një vajzë minorene duke i premtuar se do ta bënte këngëtare.

Në aktakuzën e ngritur në vitin 2017, Gjiko akuzohet se se pasi e ka marrë në shtëpinë e tij, me mashtrime dhe premtime për ta bërë këngëtare dhe pjesëmarrëse në shumë klipe, i ka dhënë substanca narkotike vajzës, që në atë kohë ishte vetëm 15 vjeçe. Më pas, ai ka abuzuar seksualisht me të miturën, e cila ka denoncuar ngjarjen 2 vite më pas.

Akuza mund të jetë e sajuar dhe shpifje siç ka pretenduar pala mbrojtëse. I akuzuari mund të shpallet i pafajshëm dhe mund të çlirohet nga akuza e rëndë që i është ngritur dhe ashtu ndodhtë! Madje edhe për “artin” që përfaqëson (ndryshe nga Elsa Lila) faji nuk është i tij por i tërë modelit”rap-e” promovuar gjerësisht nga shoqëria si muzikë moderne dhe bashkohore nga i cili, të rinjtë kryesisht adoleshentë dhe fëmijë po viktimizohen duke u “dhunuar” artistikisht dhe masivisht në përmasa të frikshme.

A nuk përfaqësojnë thjesht, dhunë pa asnjë lidhje me vlerat artistike, tekstet e këngëve të shumë prej “këngëtarëve” të prezantuar para publikut, kryesisht si repistë?

A nuk janë ‘përdhunime’ masive, tekste të tilla këngësh rreth edukimit të brezit të ri, siç është edhe një prej hiteve të Gjikos, para se të vihej nën akuzë, nga drejtësia e Prishtinës?

Çuna t’rruges, çuna çuna t’rruges

kqyre qysh i bejn paret e bukes

bang bang bang coj durt kjo o plaçk

bang bang bang ooo

Cuna t’lagjes, cuna cuna t’lagjes

kqyre qysh i bejn paret e nates

bang bang bang coj durt kjo o plaçk

bang bang bang ooo

Per do kese t’barit nuk na hajke guxha ka*it,

Po kur vike killa kokes dilke nona paranojes,

Telefona t’thjesht do fjalora t’komplikum,

Shutera t’akordum doganiera t’koruptum,

Kjo o jeta neper rruge qe veq filma e ke pa,

Zotit ja kom borxh do gjynahe per mi la,

S’mendon mendja e drejt,

Kur barki that i mbet,

Tregom qa don me bo,

Kur jeta per muri t’pshtet,

E kom pas 1 shok t’ngusht,

I paten ra gajlet n’shpin,

Per djalin e deshmorit,

Hiq kerkujt spo ja ndin,

Per do pare t’barnave nona dojke mi dek,

Per do lek t’vogla,

U kon i gatshem me shkrep,

Se din jojo nuk e din se, se jeton vet,

E ti e paragjykon i thu kriminel,

E di se edhe un jom kon i shkret,

Me miliona pa miliona,

Çuni rruges ka me mbet,

Let’s go!

[Refreni]

Vllavi vllavi jem a je ti tu e dit

Mos t’ish kan kjo muzik isha kan hala tu shit

Droge neper rruge qe trupin ma kane kalit

Ndjenjat mi kan marr e me mllef mi kane perzi

Qe m’kane djeg, m’kane kall, m’kane dek e m’kane ringjalle

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fatura financiare e artistëve

“Varfërohet” Getoari e Ledri

"Zëri ndryshoi jetët tona"

Elita Rudi dhe Gjiko shijojnë prindërimin


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit