MENU
klinika

Ja çfarë pritet të ndodhë

Von der Leyen dhe një grup zyrtarësh të BE udhëtojnë gjatë javës në Kiev

05.04.2022 - 12:34

Diplomatët kryesorë të Bashkimit Evropian do të takohen brenda kësaj jave me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, takim ky që do të zhvillohet në Kiev.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shefi i çështjeve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të takohen me Zelenskyn, përpara eventit që pritet të mbahet të shtunën në Varshavë, të titulluar “Ngrihuni për Ukrainën”.

Vlen të përmendet se javën që lamë pas, Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, u takua me Zelenskyn dhe mbajti një fjalim në seancën special të parlamentit ukrainas.

Vizita e saj u mirëprit nga lideri ukrainas, i cili në një fjalim të postuar në rrjetet sociale, e quajti atë një “moment të rëndësishëm” për vendin.

 

 

Gjithashtu rikutojmë se edhe muajin e kaluar, kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë udhëtuan për në Kiev.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ursula von der Leyen/ New York Times

Asnjë aleancë nuk mund ta zëvendësojë NATO-n…

"Putin po e vendos veten në anën e gabuar të historisë"

Apeli i fortë i shteteve të G7: Rusia të tërhiqet nga Ukraina!