MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

Zgjedhjet franceze: Pse Macron ka një avantazh kundrejt Le Pen?

22.04.2022 - 09:30

Para debatit presidencial të së mërkurës në mbrëmje, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen hodhën short për të vendosur se kush do të fliste i pari dhe për cilën temë.

Pasi fitoi këtë konkurs paraprak, Le Pen zgjodhi ta niste me krizën e kostos së jetesës – temën e nxehtë të fushatës që e ka ndihmuar atë të përmirësojë imazhin e saj.

Ashtu si në vitin 2017, Macron u tregua shumë më i aftë. Ai gjithashtu e “turpëroi” kundërshtaren e e tij duke theksuar në mënyrë të përsëritur lidhjet e partisë së saj me paratë e dyshimta ruse pas një kredie bankare të marrë në vitin 2014.

Përpara votimit të së dielës, kjo përbën një arsye tjetër që votuesit francezë të jenë të gëzuar. Pas një periudhe të zhurmshme, sondazhet e fundit tregojnë se Macron ka krijuar një epërsi dyshifrore ndaj Le Pen.

Koncesionet për politikat jopopullore si rritja e moshës së pensionit kanë ndihmuar. Vendosmëria e Le Pen për të ndaluar hixhabin në vende publike, një premtim të cilin ajo e përsëriti në debat, do ta ndihmojë Macron të bindë votuesit myslimanë që hezitojnë, që të votojnë për të në fundjavë.

Megjithatë, në këtë votim mund të ketë një përqindje rekord abstenimi, pasi votuesit më të rinj qëndrojnë në shtëpi.

Nëse Le Pen fiton 40% të votave ose më shumë, do të jetë një përparim historik për të djathtën ekstreme franceze. Në zemër të Bashkimit Evropian, në një nga shtetet anëtare më të mëdha dhe më me ndikim, një program nacionalist autoritar do të ishte legjitimuar.

Gjatë gjithë fushatës, Le Pen ka minimizuar temat e ekstremit të djathtë, por ato vazhdojnë të përbëjnë thelbin e ambicieve të saj. Propozimi i saj për një referendum mbi “shtetësinë, imigracionin dhe identitetin”, që synon krijimin e një grupi politikash nativiste, do të gjeneronte një krizë kushtetuese dhe do ta kthente Francën në një shtet mashtrues të BE-së.

Ndalimi i hixhabit i në mjediset publike do të nxiste konfliktin civil në një vend ku situata është tashmë e tensionuar.

Macron duket se ka rimenduar fokusin që ndihmoi në marrjen e një fitoreje dërrmuese me 30 pikë kundër Le Pen në 2017.

Por gara e së dielës do të jetë më e ethshmr, pavarësisht nga rezultati përfundimtar. Zbulimi i arsyes do të jetë një pjesë kyçe e post-zgjedhjeve.

Burimi: The Guardian
Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Demokracia në krizë

A është Macron populist?