MENU
klinika

Sali Berisha flet hapur

“A do ta votoni Fatos Nanon për President?”

13.05.2022 - 13:27

Sali Berisha foli qartë se nuk do ta votonte Fatos Nanon për President, nëse emri i tij do të ishte një nga kandidatët e mundshëm. I pyetur nga gazetarët, Berisha u shpreh “Unë mendoj që nuk ja vlen t’ja prishim privatësinë e tij”.

Ndërkohë në lidhje me negociatat për Presidentin e ri, Berisha u shpreh se është duke u marrë më tepër me fushatën e tij për kreun e PD.

Sali Berisha: Jo nuk kam dijeni për ecurinë e negociatave, sepse unë po merrem me garën time dhe jam i përqëndruar te gara ime. Nuk kemi një emër, por nëse do të kemi do të dalë në bashkëpunim me partitë e tjera opozitare.

Pyetje: Pse Alibeaj është peng, ndërsa të tjerët jo?

Sali Berisha: Problemi është se loja me kukullat duhet të marrë fund. Nëse e ndjek ti Ramën, ai është shpërfytyruar, sepse në skenë ka dalë opozita e vërtetë. Zhvillimi më kryesor është dalja e opozitës në skenë. Loja me kukullat e tij merr fund. Partitë e tjera janë të pavarura.

Pyetje: A do votonit emrin e Fatos Nanon?

Sali Berisha: Unë mendoj që nuk ja vlen t’ja prishim privatësinë e tij. Ai është i akomoduar në rehatinë e tij, është një hedonizt që ka klimën e tij dhe ta lëmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do përballesh me revoltë të fuqishme”

Berisha kërkon të ndryshohet Kodi Penal, thirrje Ramës

“Asnjë vendim non-grata nuk është ndryshuar”

Berisha reagon ndaj ambasadores Kim: Është ndërhyrje në…