MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të ngelesh shtatzënë kur je me tiroide?

26.05.2022 - 09:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Motra ime është me gjendra tiroide. Nëse përdoren hapat e duhur për gjendrat, a mund të mbetet shtatzënë, a zhvillohet fryti aborti shtatzenenormal deri në lindje?

Mjeku: Nuk ka asnjë problem. Të gjitha sëmundjet e tiroides nëse diagnostikohen në kohë, mjekohen në kohë dhe kur realizojmë kthim në normofunksion të gjendrës tiroide, nuk ka problem që personi të mbetet shtatzënë. Megjithatë, pacienti duhet të jetë gjithë kohës nën ndjekjen e mjekut specialist.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.