MENU
klinika

Analiza

A po abuzon BE me pushtetin?

19.05.2022 - 20:30

Viktor Orbán ishte në humor të mirë kur filloi një mandat të ri si kryeministër hungarez të hënën.

Në një mesazh që mund të ngrejë vetulla në Bruksel, Orbán paralajmëroi në mënyrë eksplicite kundër “programit të madh evropian të zëvendësimit të popullsisë”, një deklaratë që mund të shkaktojë alarm edhe në Uashington.

Duke e quajtur Perëndimin “vetëvrasës” në një moment, Orbán aludoi për Perden e Hekurt Kulturore e cila aktualisht e ndan BE-në në dysh, duke paralajmëruar se “ndryshimi kulturor po rritet midis gjysmës perëndimore të Evropës dhe Hungarisë”. Më vonë ai foli për “themelet qytetëruese të krishtera të Evropës dhe në kombin nga i cili Brukseli ka hequr dorë”.

Teksa lufta në Ukrainë vazhdon, pozicioni më i nuancuar i Hungarisë ndaj Moskës ka krijuar një përçarje me aleatin e saj, Poloninë.

Një tjetër aleat rajonal, Lituania, ka qenë gjithashtu kritik, me Ministrin e Jashtëm – Gabrielius Landsbergis – duke paralajmëruar se BE-ja “po mbahet peng nga një shtet anëtar”, duke iu referuar refuzimit të Budapestit për të mbështetur sanksionet e naftës kundër Rusisë.

Kundërshtimi ndaj këtij veprimi nuk vjen vetëm nga Hungaria, megjithatë, Bullgaria, Republika Çeke dhe Sllovakia gjithashtu kërkojnë që Komisioni Evropian t’i lejojë ata të vazhdojnë importimin e energjisë ruse pas vitit 2024.

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó hodhi poshtë akuzat  të hënën.

Gjithashtu duke folur të hënën, Orbán u tha deputetëve hungarez se “dekada e ardhshme do të jetë një epokë rreziqesh, pasigurie dhe lufte”, si dhe “një valë rigjeneruese vetëvrasëse në botën perëndimore”, e cila përfshinte “çmenduri gjinore”. Kjo lloj gjuhe, e cila tmerron qeveritë e Evropës Perëndimore, ende gëzon mbështetje në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore.

Teksa bënte betimin, Orbán paralajmëroi gjithashtu se Brukseli po “abuzon me fuqinë e tij dita ditës”, duke i bërë jehonë gjuhës së politikanëve në të gjithë rajonin.

Mesazhi i tij se Hungaria do të jetë në BE për dekadën e ardhshme mund të jetë një mesazh i hidhur për Brukselin.

Fjalët e forta të Orban theksojnë ndarjen e vazhdueshme brenda bllokut dhe pengojnë a spiratat e presidentit francez Emmanuel Macron, thirrja e të cilit javën e kaluar për një hapësirë ​​të re politike evropiane të bazuar në një grup të përbashkët vlerash nuk arriti të pranonte përplasjen e vlerave tashmë brenda BE-së.

Gjuha e liderit hungarez sugjeron gjithashtu pak shpresë për fund të betejave të gjata midis Brukselit nga njëra anë dhe Evropës Qendrore dhe Lindore nga ana tjetër.

Si Hungaria ashtu edhe Polonia janë përplasur me BE-në në mënyrë të përsëritur për dështimet e perceptuara të sundimit të ligjit, të cilat si Budapesti dhe Varshava besojnë se janë të motivuara ideologjikisht.

Çfarëdo zemërimi që mund të ndiejnë aleatët rajonalë të Hungarisë ndaj Budapestit për konfliktin në Ukrainë, ata do ta kenë pothuajse të pamundur të  vazhdojnë  marrëdhënie me Brukselin pa Budapestin.

Boshti hungarez-polak ka shërbyer si një kundërpeshë ndaj atij franko-gjerman, duke udhëhequr gjysmën lindore kryesisht sllave dhe konservatore të BE-së.

Për më tepër, ashtu si Macron po hapte derën për një zgjidhje të re evropiane, lideri i sapozgjedhur francez po mbyllte përfundimisht derën për anëtarësimin e Ukrainës në BE – një aspiratë e Kievit dhe diçka që gëzon mbështetje shumë më të madhe në Evropën Qendrore dhe Lindore, ndoshta për shkak të një ngjashmërie më të madhe kulturore të perceptuar me Ukrainën.

Kjo – e shoqëruar me armiqësitë e vazhdueshme midis lindjes dhe perëndimit të BE-së – përfundimisht mund të hapë derën për një lloj tjetër zgjidhjeje evropiane nga ajo e parashikuar nga Macron, një zgjidhje që ndan BE-në në mënyrë të përhershme në vend që ta zgjerojë atë ose të centralizon akoma më shumë pushtet.

Brukseli do të jetë turpëruar me gjuhën e Orbanit, por udhëheqësi hungarez nuk ka gjasa të ndryshojë retorikën.

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”