MENU
klinika

“Një sezon i mrekullueshëm”

Broja ikën nga Southampton, fjalë zemre për të gjithë

23.05.2022 - 12:43

Nëse Southampton arriti të mbijetoj mes më të mirëve këtë sezon të Premier League, një dorë në këtë kishte edhe ylli kuqezi, Armando Broja.

Me 6 golat e tij, Broja dha një kontribut të çmuar, por në sfidën e fundit, atë kundër Leicester, trajneri vendosi të mos e grumbullonte. Broja është rikthyer te Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Është vetë “bomberi” kuqezi, që pëmes një postimi në Instagram, i ka thënë mirupafshim klubit të Southampton:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando (@armando.broja)

“Ka qenë një sezon i mrekullueshëm për mua dhe familjen time. Një sezon plot me ulje dhe ngritje, por duke marrë parasysh se çfarë kisha, familje dhe njerëz të mrekullueshëm, më ndihmuan të kaloja vështirësitë.

Dua të them gjithashtu një faleminderit masivisht Southampton dhe fansave të mrekullueshëm, që kishin besimin tek unë të tregoj atë që mund të bëj.

Unë e vlerësoj gjithë mbështetjen dhe dashurinë që treguan për mua, faleminderit edhe klubit. Së fundmi, dua të them shumë faleminderit për lojtarët, ju djema më mësuat kaq shumë këtë vit!”

Në Angli, Newcastle dhe West Ham ndjekin nga pranë situatën e tij ndërsa së fundmi në skenë ka dalë sërish edhe Arsenal. Broja kërkohet gjithashtu edhe nga disa klube në Serie A, me Napoli që qëndron në krye të listës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portieri shqiptar shkon në Angli

Strakosha: Faleminderit Lazio, 10 vite të bukura!