MENU
klinika

Portieri shqiptar shkon në Angli

Strakosha: Faleminderit Lazio, 10 vite të bukura!

22.05.2022 - 11:35

Ndeshja ndaj Veronës, ishte e fundit për portierin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha me Lazion, ku në ndeshjen e mbrëmshme bardhekaltërit barazuan në stadiumin “Olimpico” me rezultatin 3-3.

Gardiani kuqezi me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” i ka dhënë lamtumirën skuadrës laciale duke i falënderuar për këto 10 vite të përshkuara:

“Erdhi momenti i përshëndetjeve. Lazio ime, pas 10 vitesh të bukura, plot me gëzim dhe trofe dua të falënderoj, gjithashtu edhe me shokët e mi të skuadrës që kam pasur te ekipi i të rinjve dhe te ekipi i parë me trajnerët dhe stafet e tyre.

Dua të falënderoj të gjithë klubin dhe të gjithë tifozët që gjithmonë më kanë mbështetur. Faleminderit Lazio ime, do të mbetesh gjithmonë në zemrën time. Të uroj gjithmonë fat të mbarë.”

27-vjeçari ka arritur akordin me skuadrën e sapo ngjitur në Premier League, Fulham, ku do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN