MENU
klinika

Disa këshilla

Ç’duhet të bëni sa herë ndjeni një situatë rreziku pranë jush

06.05.2022 - 11:05

E keni parasysh atë momentin e sikletshëm kur ndjejmë sikur dikush po na ndjek nga pas? Ose teksa i japim makinës, na duket sikur dritat e mjetit pas nesh janë për ne dhe dyshimet fillojmë. Para se të përgatisni në kokë skenarin më të keq, kthjellohuni dhe bëhuni praktikë. Tregoni siguri në çdo rast dhe ndiqni këshillat më poshtë pa treguar asnjë shenjë frikë!

1. Mos e ndaloni kurrë makinën

Edhe nëse ndjeni sikur pas vetes është një makinë tjetër që ju ndjek, mos ndaloni.

2. Veproni në mënyra të paparashikuara

Nëse po ecni në rrugë dhe ndjeni që dikë që ju ndjek pas, bëni një lëvizje që s’e kishit parashikuar as vetë. Ndaloni dhe bëni sikur po flisni me dikë në telefon, ose ndryshoni drejtimin dhe jini vigjilentë ndaj reagimit.

3. Vijini të vëmendshëm dhe dyshoni gjithmonë!

Sipas ekspertëve të CIA-s, ka tre mënyra për të vërtetuar nëse dyshimet tuaja janë të justifikuara. Nëse shihni dikë për herë të parë është aksidentale, nëse e shihni dy herë, quajeni rastësi, por nëse përballeni me të 3 ose më shumë herë, duhet tëbëni diçka.

4. Silluni natyrshëm

Nëse bëni gjeste dyshuese, si për shembull të ktheni kokën para-pas, ata do ta vënë re që diçka s’shkon me ju. Silluni sa më natyrshëm për të qenë vigjilentë.

5. Flisni!

Nëse keni arritur në pikën që i huaji i çuditshëm po ju besdis, komunikoni me të. Thuaji të largohen sa më parë dhe mos e zgjasni shumë bisedën. Transmetojini siguri dhe thjesht largohuni prej aty.