MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë duhet të bëni, kur ndjeni se ju merren mendtë?

08.05.2022 - 10:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Para tri javësh, ndjeva se po më merreshin mendtë. Më përpara nuk më ka ndodhur. Nuk kam as dhimbje, as gjë. Më ndodh vetëm kur ngrihem menjëherë, pasi jam shtrirë. Tensioni me rezulton normal.

Mjeku: Pacientja jep shumë pak informacion për të dhënë një përgjigje të saktë. Gjithsesi, duhet pasur parasysh se, në varësi të moshës, sidomos në moshën e tretë, ndryshimi i tensionit në pozicionin shtrirë dhe ngritja e menjëhershme krijojnë hipotensionin ortostatik.

Një problem tjetër mund të jetë vertigo beninje e pozicionit që është një sëmundje e veshit të brendshëm dhe krijon marramendje që zgjat me sekonda kur lëvizim kokën dhe trupin në pozicion të caktuar në krevat, kur ngremë kokën sipër ose e ulim poshtë. Është e nevojshme një konsultë me mjekun ORL.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.