“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë është rinoplastika?
Mjeku: Rinoplastika është një intervent kirurgjikal i cili merret me riparimin e defekteve të jashtme të piramidës nazale, defektet e jashtme të hundës.
Përgjithësisht defektet e jashtme të hundës shoqërohen me defekte të brendshme të saj që janë defektet e septumit. Septumi është një perde kockore edhe kërcore, e cila teorikisht e ndan hundën ne dy pjesë të barabarta.
Shkaku i defekteve të hundës është i ndryshëm. Përgjithësisht mund të jetë trauma një nga shkaqet kryesore, një traumë e bërë që në fëmijëri ose në faza te ndryshme të jetës.
Disa studime nxjerrin që rreth 7% e këtyre defekteve vijnë si pasojë e traumës që mund të bëhet që në lindjen e fëmijës. Fëmija kur lind i bien koka mbi tavolinën e lindjes dhe kjo prezupozohet në 7% të rasteve mund të jetë një arsye që ka defekte të perdes së hundës ose të hundës në rastin e piramidës të hundës së jashtme.
Edhe defektet e jashtme edhe defektet e brendshme të këtij karakteri kanë një zgjidhje që është operacioni apo ndërhyrja kirurgjikale.
Në shumicën e rasteve interventi kirurgjikal bëhet duke ndërhyre në perden e hundës apo ne septumin nazal, korrigjimi i defekteve të së cilës siguron një frymarrje normale. Në të njëjtën kohë mund të bëhen edhe ndërhyrje në heqjen e defekteve të jashtme te hundës që është ndërhyrja estetike.
Pjesa dërrmuese e operacioneve që bëhen në hundë ka të bëjë me korrigjimin e të dyjave: edhe të frymëmarrjes, edhe të pamjes, por ka dhe raste që pacienti kërkon vetëm korrigjimin estetik ndërkohë që mund të mos kenë defekte të brendshme, mund të mos kenë vështirësi në frymarrje.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.