I ftuar në emisionin “Më lër të flas” nga Donald dhe Romeo Veshaj, kësaj radhe ka qenë aktori i humorit Agron Llakaj. Ai njihet si një nga aktorët më të dashur për publikun por mesa duket dhe ai paska pakënaqësitë e tij duke përmendur Altin Bashën konkretisht.
Agron Llakaj u shpreh se kishte qenë pikërisht ai që e kishte propozuar Altini si regjisor asokohe sepse i kishte pëlqyer një shfaqje e tij. Por pas disa vitesh ai u largua nga “Portokalli” dhe emri i tij nuk u përmend me në përmbledhje spektaklesh duke e konsideruar këtë si “humbje respekti”. Ai përmendi që ka qenë një nga ideatorët e programit dhe asokohe aktori i humorit më i paguar në Shqipëri.
Duke ju referuar Altin Bashës ai tha- “Kemi patur marrëdhënie të shkëlqyera kur ishim në “Portokalli” por nuk e di se çfarë ndodhi pasi ika unë. E humbi respektin dhe emri im nuk përmendej në “Top Channel”.
Aktori i humorit gjithashtu i ka bërë Donaldit pyetjen që i mundon të gjithë, se a është akoma në një lidhje me Borën. Reagimi i Donaldit ka qenë një buzëqeshje duke ju shmangur përgjigjes.
Kujtojmë se zërat lindën sidomos pasi dyshja u shfaqën së bashku në sfilatën e stilistit të njohur, Valdrin Sahitit.