MENU
klinika

Formula 1

Charles Leclerc niset i pari edhe në Barcelonë

21.05.2022 - 17:07

Për të katërtën herë këtë sezon, Charles Leclerc me Ferrarin e tij do të niset i pari, kësaj radhe në Barcelonë. Në vendin e dytë do të jetë Max Verstappen me Red Bull dhe në të tretin sërish një Ferrari, me Carlos Sainz.

Plotëson vijën e dytë në vendin e katërt Perez me Red Bull, që lë pas dy makinat Mercedes, Rusell i pesti, që është para shokut të skuadrës Hamilton. Për herë të parë Mick Schumacher do të niset nga vendi i dhjetë.

Të dielën, duke nisur nga ora 15:00, do të diskutohet Çmimi i Madh i Barcelonës. Pas 5 garave të para kryeson Leclerc me 104 pikë, ndjekur nga Verstappen me 85, Perez 66, Rusell 59, Sainz 53 dhe Hamilton 36. Si skuderi, Ferrari është para Red Bull me 6 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN