MENU
klinika

Fitoi vëmendjen e madhe nga të gjithë!

Detaji në vellon madhështore të Kourtney Kardashian

23.05.2022 - 11:34

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker zhvilluan dasmën e tyre në Portofino, Itali. “Dolce & Gabbana” dizenjoi fustanin e nuses ndërsa velloja mori një vëmendje jashtëzakonisht të madhe.

Siç u raportua për herë të parë nga Vogue, velloja e Kardashian paraqiste portretin e Shën Marisë, bazuar edhe në tatuazhin që Barker ka në kokë. Fjalët “respekt për besnikërinë e familjes” ishin të qepura nën motivin fetar, duke pasqyruar kështu edhe tatuazhin e Barker. Dizajni gjithashtu përmbante lule të qëndisura me dorë të frymëzuara nga kopshtet e Portofino.

Një mrekulli, apo jo?

“Dizajnimi i fustaneve të mia me Domenico-n dhe Stefano-n ka qenë një ëndërr e bërë realitet”, tha Kardashian për Vogue.

Barker, 46 vjeç, ishte veshur gjithashtu me Dolce & Gabbana si dhe anëtarët e familjes së çiftit, përfshirë vajzat e tyre.

Ceremonia e çiftit u mbajt në L’Olivetta, një vilë në Portofino në pronësi të Dolce & Gabbana, e cila u pasua nga një pritje në Castello Brown, një kështjellë me pamje nga porti Portofino.

Dhe sigurisht nusja bëri një tjetër ndryshim të veshjes, duke e zëvendësuar fustanin me një tjetër veshje.

Kësaj here ajo u paraqit me një fustan korse të zezë dhe një vello të shkurtër.

Kourtney thjesht shkëlqeu me pamjen e saj.

Ylli i Kardashians u martua ligjërisht me Barkerin në Santa Barbara javën e kaluar, ku të pranishëm ishin disa miq të ngushtë dhe anëtarë të familjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kris Jenner, sapo publikoi këngën e Krishtlindjeve

Mami dhe gjyshja më “cool” në qarkullim