MENU
klinika

Moderatorja bëhet nostalgjike...

Dojna Mema sapo na tregoi punën dhe rrogën e saj të parë!

02.05.2022 - 11:56

Së fundmi, moderatorja shumë e dashur dhe e ëmbël për publikun shqiptar, e cila është edhe në një pritje të ëmbël, Dojna Mema nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar gjithçka rreth punës dhe karrierës duke nisur që nga puna dhe rroga e parë e saj. Në foto Dojna shfaqet në ‘Top Albania Radio’ rreth 10 vitë më parë dhe në dixhiturën e fotos ka shkruar këto fjalë:

Puna ime e parë, radio, 19 vjeçe! Asokohë mendoja që do të ishte edhe e fundit. Pas 6 muaj prove (të papaguar) mu vendos një pagë 20.000 lek dhe mbaj mend që isha aq e lumtur sa thoja: Po këta pse më paguajnë për të bërë çfarë më pëlqen?! Shumë ka ndryshuar nga atëherë. Radio nuk ishte puna ime e vetme apo e fundit, paga u rrit bashkë me mua dhe mbi të gjitha unë mësova t’i lë gjithmonë të hapura dyert e dritaret e mundësive duke mos u kufizuar nga askush dhe asgjë. Bota është aty për ta kapur, bashkë me gjithëçka brenda. Foto Arkive: Circa 2012!

Ndërkaq, Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë dyshja më e përfolur e momentit. Çifti është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm. Më datë 1 prill çifti kurorëzoi dashurinë e tyre. Lajmin na e dha vetë Dojna përmes postimeve të saj në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ndonjëherë nuk ke luksin të jesh i dobët"

Dojna Mema flet pas humbjes së të atit