MENU
klinika

Tre gola në 5 minuta

Dramatike, City përmbys 2 gola dhe shpallet kampion

22.05.2022 - 18:59

Drama e vitit 2012 kur Manchester City shpallej kampion me fitoren 3-2 me përmbysje është përsëritur sot. Në javën e fundit Qytetarët prisnin në shtëpi Aston Villan dhe fituan me të njëjtin rezultat si 10 vite më parë, me ndryshimin se përmbysja erdhi jo në minutën e 94’.

Cash në 37’ shënoi për miqtë golin e parë dhe pjesa e parë u mbyll 0-1. Në të 69’, Coutinho dyfishoi për Aston Villa dhe në “Etihad” pllakosi heshtja. Megjithatë, në harkun kohor të 5 minutave, vendasit shënuan tre gola, Gundogan në 76’, Rodri në 78’ dhe sërish Gundogan në 81’.

Nis festa për Cityn, me të besuarit e Guardiolas që mbrojnë fitoren dhe shpallen kampionë, 1 pikë para Liverpool, që siguroi vetëm në fund fitoren 3-1 ndaj Wolves. Një mbyllje spektakolare e sezonit.

Sa u takon verdkteve të tjera, Chelsea dhe Tottenham u bashkohen Cityt dhe Liverpool në Champions League, Arsenal dhe Manchester United në Europa League dhe West Ham në Conference League. Bien nga kategoria Burnley, Watford dhe Norwich.