MENU
klinika

Procesi i zgjedhjes së Presidentit

Enkelejd Alibeaj: Keni vota të marra nga persona ‘non grata’

10.05.2022 - 13:24

Kreu i grupit parlamentar te PD, Enkelejd Alibeaj tha ne fjalen e tij ne Konferencen e Kryetareve se opozita nuk po vendos kushte per procesin e zgjedhjes se Presidentit te ri.

Siç theksoi Alibeaj, “ne e kemi sfidën me shqiptarët,…gjithë ky proces të jetë në shërbim i transparencës, duhet të jetë i shtrirë në kohë që shqiptarët të marrin vesh përmes medias virtytet e veset e këtij procesi”.

Duke iu pergjigjur ministres Spiropali, Alibeaj akuzoi mazhorancen “te deligjitimuar” sepse sipas tij “keni marre vota nga persona non grata”.

Fjala e Alibeajt:

“Kush u tha juve që u ka vendosur kushte? Askush, kini parasysh të gjithë ju të palës andej, i kam bërë të qartë këtu në këtë sallë një javë më parë ky parlament duhet të zgjedhë Presidentin e Shqiptarëve.

E mira do ishte ta zgjidhnin vetë shqiptarët, fatkeqësi nuk e kemi këtë mundësi kushtetuese.

Qëndrimi ynë është i tillë të flasim para shqiptarëve, të na gjykojnë ata.

I drejtë konstatimi i zonjës Acka. Ndjesi e shqiptarëve që duhet të jetë e tillë që pas 30 e kusur vitesh të paktën kjo shoqëri të mund të ketë të gjejë forca të brendshme për të thyer ca tabu 30 vjecare ku komunizmi ka qenë e është prezent në mentalitet, madje kohët e fundit edhe s’ka asnjë lloj brejtje ndërgjegje për tu shfaqur i tillë.

Qëndrimet tona janë tonat para shqiptarëve, se ça bëni ju është puna juaj.

Ne e kemi sfidën me shqiptarët, jo më kot u thashë javën e kaluar e po e kërkoj prapë, kjo vërtet është mbledhje e natyrës burokratike. Gjithë ky proces të jetë në shërbim i transparencës, duhet të jetë i shtrirë në kohë që shqiptarët të marrin vesh përmes medias virtytet e veset e këtij procesi.

Standardi që do vendosim kur është raundi i parë, të jetë standard që të aplikohet së paku dhe në dy raundet e tjera ku opozita ka pjesëmarrjen e saj substanciale.

Cfarë të drejte keni ju, meqë parafolësja tha mos na vendosni kushte. Ju s’keni të drejtë se jeni të deligjitimuar, keni vota të marra nga persona non grata. Tre nga Tom Doshi, dy vota të tjera nga Aqif Rakipi, i keni. Keni vota nga dy deputetë të tjerë që i keni diku tjetër. Nëse do flasim për president të shqiptarëve po flasim për ata të cilët realisht nesër do i simbolizojë si neutral jashtë të gjithë joshjeve apo shantazheve politike,.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN