MENU
klinika

Futboll femra

Fiton 12-0, Vllaznia merr titullin e nëntë radhazi

12.05.2022 - 18:24

Vllaznia është shpallur zyrtarisht kampione në futbollin e femrave me fitoren e thellë 12-0 që shkodranet realizuan përball Kinostudios.

Vajzat kuqeblu e fituan titullin matematikisht pas diferencës prej 8 pikësh me Apoloninë kur kanë mbetur ende vetëm 2 ndeshje për t’u luajtur.

Ylli i skuadrës, Megi Doçi, ishte protagonistja e suksesit duke shënuar 9 gola në këtë sfidë, 5 në pjesën e parë dhe 4 në të dytën. Vllaznia fiton kështu titullin e 9-të radhazi duke vazhduar dominimin në futbollin e femrave.