MENU
klinika

"Asgjë nuk e ndal misionin e demokratëve!"

Frikësohet nga vendimi i Apelit? Përgjigjet Berisha

22.05.2022 - 11:11

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi e konsideroi një proces mafioz dhe anti kushtetutës atë të zgjedhjes së presidentit të vendit.

Berisha deklaroi se ai bazohet mbi grabitjen e votës së lirë të shqiptarëve. Pyetur nga gazetarët nëse i druhet vendimit të gjykatës në rast se zgjidhet në krye të PD, Berisha u shpreh se asnjë vendim nuk mund ta ndalë misionin historik të demokratëve.

“Është një proces që zhvillohet paralele me një proces të mirëfilltë mafioz dhe anti kushtetues që është ai i zgjedhjes së presidentit të republikës.

Është mafioz dhe anti kushtetues sepse bazohet mbi grabitjen e votës së lirë të shqiptarëve dhe kolaboracionizmin e shpifur të Edi Ramës me pseudoopozitën. Sot në këtë proces shohim dritën e shpresës për të ardhmen. Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Proces historik jo vetëm për PD"

Sali Berisha voton për kreun e ri të PD