MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Fryrja e barkut, a është problem?

23.05.2022 - 09:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Fryrja e barkut, a është problem?

Mjeku: Fryrja dhe prania e gazrave të shumtë jo domosdoshmërisht tregojnë se diçka po shkon gabim. Ka studime që tregojnë se volumi i ajrit në tubin tretës të atyre personave që ankohen për fryrje barku, është i njëjtë me njerëzit e tjerë që nuk ankohen.

Njeriu është aerofag. Domethënë, ha ajër sa herë që gëlltit pështymën, sa herë që ha, sa herë që pi. Ky ajër ose do dalë nga goja ose do vazhdojë të udhëtojë në tubin tretës, një pjesë minimale mund të thithet, pjesa tjetër del nëpërmjet kanalit anal.

Në vetvete, fryrja e barkut nuk është një simptomë që doktorin e vë në një pozitë të vështirë. Nuk është një simptomë që krahasohet me dhimbjet. Duhet t’u bashkangjitet ankesave të tjera për t’u marrë në konsideratë. Në përgjithësi, të sëmurët me kolit ankohen për fyerje barku më shumë se të tjerët. Po ashtu edhe të sëmurët me probleme të mëlçisë ankohen shumë për fryrje barku.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.