MENU
klinika

"Do të ndihmojë çlirimin e Europës nga varësia e gazit rus"

Greqia dhe Bullgaria planifikojnë një terminal të ri LNG

03.05.2022 - 17:53

Udhëheqësit e Bullgarisë dhe Greqisë nisën të martën ndërtimin e një terminali importi LNG pranë portit verior grek të Aleksandoupolis, që synon të diversifikojë furnizimin në Evropën Juglindore dhe të reduktojë varësinë e saj të madhe nga gazi rus.

Terminali GNL, i cili pritet të fillojë funksionimin në fund të vitit të ardhshëm, do të trefishojë kapacitetin e rigazifikimit të Greqisë, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në ceremoninë ku morën pjesë kryeministrat e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, presidenti i Serbisë dhe presidenti i Këshilli Evropian, Charles Michel.

Javën e kaluar, Gazprom ndaloi dërgesat e gazit në Poloni dhe Bullgari, duke thënë se furnizimi ishte ndërprerë “për shkak të mungesës së pagesave në rubla”.

Në rastin e Bullgarisë, vendit i kërkohet të paguajë në dollarë amerikanë për gazin rus sipas kontratës së saj me Gazprom dhe kërkesa e Rusisë për pagesë në rubla është një shkelje e kësaj kontrate dhe shton rreziqe për blerësin, tha javën e kaluar ministri bullgar i Energjisë Alexander Nikolov.

“Është e qartë se në luftën aktuale në Ukrainë, Rusia përdor gazin natyror si një armë politike dhe ekonomike”, shtoi Nikolov, duke vënë në dukje se Bullgaria nuk do të negociojë nën presion.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov tha javën e kaluar se kishte diskutuar situatën me homologun e tij grek Mitsotakis dhe se Bullgaria dhe Greqia do të vazhdojnë të punojnë me fqinjin e saj drejt sigurisë dhe diversifikimit energjetik, i cili është me rëndësi strategjike për të dy vendet dhe rajonin. Bullgaria dhe Greqia kanë besim se Interkonektori Greqi-Bullgari (IGB), një tubacion për të diversifikuar furnizimin me gaz larg Rusisë, do të përfundojë në kohë këtë verë, shtoi Petkov.

Në ceremoninë e sotme, Petkov tha se shantazhi ekonomik i Kremlinit do të dështonte pas përgjigjes së bashkuar të BE-së për ndalimin e dërgesave të gazit rus në dy nga vendet anëtare të saj.

“Të bashkuar, ne mund të kundërshtojmë pushtimin rus të Ukrainës dhe presionin e paprecedentë nga Rusia nëpërmjet ndalimit të dërgesave të gazit”, tha Petkov. Terminali GNL nuk është vetëm një projekt energjetik, por edhe gjeopolitik që do të ndryshojë hartën energjetike të të gjithë rajonit, tha kryeministri bullgar.

Charles Michel, nga ana e tij, komentoi në Twitter:

“Ne do t’i japim fund varësisë sonë nga karburantet fosile ruse. Ky terminal i ri #LNG është një investim gjeopolitik. Do të ndihmojë në çlirimin e Evropës Juglindore nga armatizimi i furnizimit me gaz nga #Rusia.”

Nga Tsvetana Paraskova

Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga Oilprice.com

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!