MENU
klinika

Disa këshilla

Gripi sezonal gjatë shtatzënisë: Ç’mund të bëni?

19.05.2022 - 11:09

Virozat dhe gripi gjatë shtatzënisë janë situatë që kërkojnë vëmendje të veçantë. Në javët e para të pritjes së ëmbël kjo situatë mund të jetë problematike.

Gjëndjet febrile janë simptoma kryesore të cilës i drejtohemi në raste të tilla. Çfarë duhet bërë në raste të tilla kur duhet të mendojmë në të njëjtën kohë për veten dhe bebin? A kanë pasoja medikamentet? A ndikojnë negativisht tek shtatzënia?

Rekomandime dietike të thjeshta si konsumi i çajrave të ngrohtë, Vitamina C, ambjent i pastër, i freskët dhe medikamente natyrore për lehtësimin e kollës dhe pakësimin e sekrecioneve nazale ose djegies së fytit janë gjithmonë një opsion i mirë.

Gjithashtu trajtimi me anti-inflamatorë (në përgjithësi paracetamoli) është i domosdoshëm. Këtu nënat e reja hasin në një ngërç në pranimin e paracetamolit. Është për tu theksuar se më me rrezik është gjendja febrile (temperatura) dhe manifestimet gripale sesa paracetamoli ose medikamentet e tjera të çertifikuara si të sigurta për përdorim gjatë shtatzënisë.

Burimi: Health Line