MENU
klinika

Zikaltrit fuqishëm në merkato

Inter gati për 3 blerje, mes tyre edhe një shqiptar

13.05.2022 - 15:58

Inter nuk feston gjatë për suksesin në Kupë, kjo pasi zikaltërit besojnë ende edhe tek titulli në Serie A, pavarësisht se nuk kanë më asgjë në dorën e tyre.

E fitojnë apo jo titullin në Itali, Inter po përgatitet për një merkato vere të rëndësishme pasi presidenti Zhang i ka premtuar trajnerit Inzaghi të paktën tre dhurata, tre përforcimi cilësore për të qëndruar sërish konkurrues në Serie A por mbi të gjitha të shohin larg edhe në Champions.

Përpara se të nisin fushatën e blerjeve, Inter duhet të arkëtojë rreth 60 milionë euro, por ndryshe nga se është folur, këtë herë nuk parashikohet një largim i Martinez, por do të gjejnë një zgjidhje tjetër.

Duke qëndruar tek afrimet, Dybala mbetet emri i parë, një pistë konkrete që Marotta po punon prej kohësh. Emri i dytë jo i padëgjuar në shtëpinë ziklatër është Zapata, një sulmues që e provuan edhe verën shkuar.

Në lidhje me mesfushën, ka vetëm një emër, Kristjan Asllani. Talenti i Empolit pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit, konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Brozovic, një rol që dëshirojnë ta blindojnë me çdo kusht pasi mos prania e Brozovic për një periudhë të gjatë këtë sezon i largoi nga gara për titull.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon