MENU
klinika

Finalja e Conference League

Prania e madhe e tifozëve, Tirana në provën historike

12.05.2022 - 16:36

Ditët e fundit është raportuar që në Tiranë mund të vijnë deri në 90 mijë tifozë më 25 maj, në finalen e Conference League, rreth 70 mijë nga Roma dhe 20 mijë nga Roterdam (tifozë të Feyenoord).

Kjo është në rrezik kaosi për shkak të vështirësive të Tiranës për të pritur mijëra tifozë të ardhur nga Italia dhe Holanda. Shqetësim i madh në Shqipëri është veçanërisht për njerëzit e shumtë që duket se janë gati të pushtojnë kryeqytetin pa pasur një biletë.

Shqetësim që tashmë ka shtyrë disa linja ajrore të anulojnë fluturimet e para nga Italia në Shqipëri. Për ta raportuar këtë siklet të palës pritëse të finales së 25 majit ka menduar “Il Messaggero”, duke lënë të kuptohet se kryeqyteti shqiptar do të “pushtohet” nga tifozët e të dyja palëve.

SITUATA ME BILETAT Biletat e rezervuara për dy klubet finaliste të “Conference League” iu janë dorëzuar atyre nga UEFA. Të martën ishte dita e shpërndarjes së “këstit” të tretë, e 8500 biletave të vëna në dispozicion të të interesuarve, që mund t’i blinin ato online në faqen e qeverisë europiane të futbollit.

Megjithatë, sipas “Corriere dello Sport”, situata nuk shkoi siç prisnin tifozët. Një kaos i vërtetë në faqen e UEFA-s për të blerë një ose më shumë bileta për ndeshjen e 25 majit në “Arena Kombëtare”.

Asgjë nuk shkoi mirë, pak arritën ta blinin biletën për shkak të prishjeve të vazhdueshme të sistemit dhe problemeve që lidhen me aplikimet e shumta të njëkohshme. Shumë mbetën pa e siguruar dot një vend në stadiumin e vogël me 19 mijë vende, që do të presë finalen.

Pavarësisht se flitet se Tirana po menaxhon situatën, fakt është se 2100 forca policie janë angazhuar atë ditë. Mendoni pak se si mund të menaxhohen rreth 90 mijë tifozë, të ndarë në 5 turma, nga një për ultrasit në stadium dhe një e tretë që ka lidhje me tifozët e tjerë.

Por mos harrojmë se atë në Tiranë do të jenë edhe 2 fans zone, ku do të ketë dyndje dhe ku menaxhimi I tyre për pak dështoi edhe në Angli. Pa harruar këto disa evente të tjera gjatë asaj dite, që nga pritja e delegacioneve, shoqërimi i tyre, etj.

Një tjetër problem do të jetë trafiku, akomodimi, transporti dhe gjithcka lidhet për mbarëvajtjen e këtij eventi, sa historik, por edhe delikat për autoritetet shqiptare. Shpresojmë që Tirana të dalë krenare në fund.