MENU
klinika

Akuza nga Feyenoord

“89% të biletave i blenë shqiptarët për 2 orë”

11.05.2022 - 16:17

Biletat e rezervuara për dy klubet finaliste të “Conference League” iu janë dorëzuar atyre nga UEFA. Dje ishte dita e shpërnarjes së “këstit” të tretë, e 8500 biletave të vëna në dispozicion të të interesuarve, që mund t’i blinin ato online në faqen e qeverisë europiane të futbollit.

Megjithatë, sipas “Corriere dello Sport”, ditën e djeshme nuk shkoi siç prisnin tifozët. Një kaos i vërtetë në faqen e UEFA-s për të blerë një ose më shumë bileta për ndeshjen e 25 majit në “Arena Kombëtare”.

Asgjë nuk shkoi mirë, pak arritën ta blinin biletën për shkak të prishjeve të vazhdueshme të sistemit dhe problemeve që lidhen me aplikimet e shumta të njëkohshme. Shumë mbetën pa e siguruar dot një vend në stadiumin e vogël me 19 mijë vende, që do të presë finalen.

Një makth i vërtetë për tifozët e Romës, por edhe ata të Feyenoord. Klubi holandez publikoi dje pasdite një notë të ashpër kundër UEFA-s: “Ne nuk ishim të informuar për shitjen paraprake të biletave. Menaxhmenti kërkoi menjëherë sqarime, e gjitha kjo është e papranueshme për ne. UEFA është duke hetuar situatën dhe ka deklaruar se do ta japë shpejt një përgjigje”.

Sot, Feyenoord lëshoi një deklaratë të re, pasi mori një përgjigje për incidentin: “UEFA na informoi këtë mëngjes, gjatë një takimi. UEFA kërkoi falje për atë që ndodhi dje. Faqja e internetit e UEFA-s kishte një datë të përcaktuar. Shitja e 8500 biletave në dispozicion u bë për 2 orë.

Shitja filloi në orën 12:00. Feyenoord iu drejtua menjëherë UEFA-s për t’u ankuar dhe për të kërkuar rikthimin e procedurës së shitjes. Axhenda e UEFA-s dhe Feyenoord nuk shohin asnjë mundësi për ta zbatuar këtë”.

Klubi holandez më pas shpjegoi arsyet e dhëna nga UEFA për keqkuptimin e pretenduar: “Gjatë takimit me Feyenoord, UEFA tregoi se nuk i kishte informuar klubet për datën dhe orën e fillimit të shitjes së 8500 biletave, pasi kjo lidhej kryesisht me vendin pritës të finales.

Sipas UEFA-s, edhe kjo ishte e suksesshme, pasi në fund 89% e biletave shkuan për blerësit shqiptarë dhe 11% për blerësit nga 20 vendet e tjera. Tifozët e Romës, ndryshe nga ata të Feyenoord, arritën të blejnë bileta në masë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN