MENU
klinika

Analiza

Kina po përgatitet të ndjekë shembullin e Rusisë?

21.05.2022 - 08:25

Pa fund në horizont, Partia Komuniste Kineze (CCP) nën udhëheqësin Xi Jinping është ende duke ndjekur me këmbëngulje strategjinë e saj “Zero Covid”. Por pse?

Në fund të fundit, Kina mund të falsifikojë lehtësisht shifrat e rasteve me Covid. Shifrat që CCP raportoi në vitin 2020 duken të dyshimta. Ka pikëpyetje për saktësinë e gjithçkaje, nga madhësia e popullsisë deri te ekonomia në Kinë. Pra, pse të mos falsifikoni numrat e Covid tani?

Duke simbolizuar kundërshtimin e paparë ndaj politikave të CCP-së, një video ku protestohej ndaj izolimit të Shangait, u bë virale, duke u rishpërndarë miliona herë në Weibo.

Teksa sistemi i kujdesit shëndetësor të Kinës dhe shkalla e ulët e vaksinimit janë ofruar si shpjegime të mundshme për këto masa drakoniane, CCP mund të falsifikojë të dhënat dhe të fshehë të vërtetën.

Prishja e imazhit mund të jetë një shpjegim më i mirë.

Duke u angazhuar për Zero Covid, të tërhiqesh tani mund ta dëmtojë edhe më shumë reputacionin për CCP, duke nxitur armiqtë e Xi brenda partisë teksa ai kërkon një mandat të tretë të paprecedentë.

Duke pasur parasysh se CCP thjesht mund të gënjejë, a mund të jetë Pekini në të vërtetë duke testuar popullin, shoqërinë dhe ekonominë kineze për trazira të mëdha?

Pikërisht në këtë këndvështrim mund të interpretojmë edhe vendimin e aleatit kinez, Koresë së Veriut për të urdhëruar izolimin kombëtar pas konfirmimit të infeksioneve të saj të para zyrtare Covid.

Studiuesit besojnë se Covid ka qenë prej kohësh i pranishëm në Korenë e Veriut.

Tani, Pheniani ka konfirmuar vdekjen e tij të parë nga Covid. Sistemi i saj i kujdesit shëndetësor konsiderohet veçanërisht i prekshëm ndaj një shpërthimi. Por, ashtu si Kina, Koreja e Veriut nuk do ta kishte problem t’i fshehte të gjitha këto nëse do të ishte e nevojshme.

Më e rëndësishmja, në rast të një sulmi kinez ndaj Tajvanit, Koreja e Veriut mund të luajë fare mirë rolin që Bjellorusia ka luajtur në pushtimin rus të Ukrainës.

CCP mund të detyrojë Phenianin të nisë sulme nga territori i tij, ndoshta kundër objektivave të afërta të SHBA-sE.

Ndërkohë, zgjedhja e Ferdinandit (“Bongbong”) Marcos Jr – djalit të ish-diktatorit – në zgjedhjet e fundit presidenciale të Filipineve, mund të jetë shumë e rëndësishme për një pushtim të Tajvanit. Marcos ka lidhje të ngushta me Kinën dhe po kërkon një marrëveshje me Xi Jinping mbi detin e  Kinës Jugore.

Duke pasur parasysh se Filipinet ndodhen në jug të Tajvanit – dhe se çdo marrëveshje me Xi-n do të mbulonte një zonë ku Kina ka shumë ishuj artificialë të militarizuar për të sulmuar Tajvanin – këto zgjedhje mund të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme.

A mund të jetë ky thjesht një alarm? Ndoshta jo. Më 6 maj, Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze (PLA) dërgoi 18 avionë luftarakë, përfshirë luftëtarë dhe bombardues, në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit – inkursioni i dytë më i madh këtë vit.

Edhe pse CCP mund të jetë trembur nga reagimi global ndaj pushtimit rus të Ukrainës, media shtetërore e kontrolluar fort e Kinës vazhdon t’i thotë popullit kinez se Rusia është edhe e justifikuar dhe fitimtare në Ukrainë.

Si i tillë, presioni ka të ngjarë të rritet mbi Tajvanin.

Nëse Rusia mund të bëjë atë që ka në Ukrainë – publiku mund të pyesë – atëherë pse Kina nuk mund të bëjë të njëjtën gjë.

Ndërsa CCP pa dyshim beson se Perëndimi nuk ka gjasa të vendosë sanksione të nivelit të Rusisë ndaj Kinës, fakti që rregullatorët kohët e fundit mbajtën një takim me bankat për të diskutuar mbrojtjen e aseteve mund të sugjerojë se një ngjarje që mund të shkaktojë sanksione është fare afër(dhe vetëm një ngjarje mund të shkaktojnë sanksione të tilla).

Në fund të fundit, si Kina ashtu edhe Koreja e Veriut mund të falsifikojnë të dhënat e tyre lidhur Covid.

Asnjëri prej tyre nuk do të kishte problem ta fshehë problemin. Pra, pse tani Kina do të rrezikonte rritjen ekonomike dhe pse të dy vendet do të rrezikonin prishjen e imazhit?

Pyetje të tilla duhet të kenë në mendje politikëbërësit.

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Economist/ Armët e reja ekonomike, shpata me dy tehe

A mund ta ndëshkojë Perëndimi Kinën siç ndëshkoi Rusinë?

Pse dy vendet kanë raporte të mira midis tyre?

Afrimi i rrezikshëm Kinë-Rusi