MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur duhet të konsultohemi me mjekun për menstruacionet?

29.05.2022 - 10:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur duhet të konsultohemi me mjekun për menstruacionet?

Mjeku: Këtu do t’ju rendisim rastet kur një femër duhet të ndihet e shqetësuar për shëndetin e saj (në lidhje me menstruacionet) dhe të konsultohet me një mjek:

– kur nuk ju kanë ardhur periodat, nga mosha 15 vjeç

– kur nuk ju kanë ardhur periodat brenda 3 viteve, pas rritjes së gjinjve (zakonisht rreth moshës 13-vjeçare)

– kur periodat ndalen papritmas për më shumë se 90 ditë.

– kur periodat bëhet shumë të çrregullta, kur zakonisht e keni pasur ciklin e rregullt

– kur periodat ndodhin më shpesh se çdo 21 ditë dhe më rrallë se çdo 35 ditë

– kur keni gjakderdhje për më shumë se 7 ditë

– kur ju rrjedh gjak në mes të periudhave të ciklit

– kur keni dhimbje të forta gjatë ciklit

– kur keni ethe apo ndiheni të sëmurë pas përdorimit të tamponave

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sëmundja që nuk kursen as të rinjtë

Çfarë duhet të bëni nëse vuani migrena?

Si të lëhtësoni dhimbjet?

A dhembin miomat e mitrës?