MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur është i domosdoshëm trajtimi kirurgjikal për dhimbjen e shpinës?

13.05.2022 - 10:43

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur është i domosdoshëm trajtimi kirurgjikal për dhimbjen e shpinës?

Mjeku: Kirurgjia në dhimbjen e shpinës bëhet vetëm kur mundësitë e trajtimit jokirurgjikal janë provuar dhe nuk kanë dhënë rrezultat për një periudhë 1-vjeçare. Shkaku i një ndërhyrje mund të jetë: dëmtimi i diskut, deformim mbi 50 gradë i kolonës (skoliozë), fraktura kockore, tumore etj.

Mund të themi me siguri absolute që aktiviteti i përshtatur sportiv është investimi më i sigurtë në mirëmbajtjen e shpinës dhe shëndetit tuaj në përgjithësi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.