MENU
klinika

Analiza

Macron është “xheloz” për Johnson?

20.05.2022 - 09:24

Thuhej se zgjedhjet presidenciale franceze do të ishin me diferencë mëtë ngushtë se sa sondazhet treguan, por rezultoi se ishim gabim.

Sido që të jetë, sondazhet nënvlerësuan hendekun prej 17 përqind midis Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen. Çfarëdolloj gjëje që mund të kemi me Macron, ai është plotësisht brenda kornizës së politikës, ndryshe nga Le Pen, themelet politike të së cilës bazohen në të djathtën ekstreme.

Por çështjet e pazgjidhura që kemi me Presidentin Macron janë shumë reale dhe ka të ngjarë të thellohen tani që ai ka siguruar një mandat të dytë.

Macron me siguri do të nxitet nga suksesi i tij.

Menjëherë, kjo mund të shtojë mosmarrëveshjet midis tij dhe Britanisë së Madhe për përgjigjen tonë ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Në mënyrë qesharake, gjatë fushatës presidenciale Macron duket se me vetëdije ka tentuar të kopjojë imazhin e homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Por realiteti ka qenë krejt ndryshe.

I pyetur në një intervistë të fundit pse francezët kanë qenë kaq të rezervuar për të mbështetur Ukrainën me më shumë se vetëm fjalë, Presidenti Zelensky tha: “Sepse ata kanë frikë nga Rusia.” Oh.

Por është më keq se kaq. Thuhet se Macron ka kërkuar një zgjidhje “të negociuar” – kur vizitoi Vladimir Putinin në Moskë në shkurt. Politico thotë se “asnjë lider tjetër nuk shpenzon aq shumë kohë duke folur me Putinin sa Macron”.

Kjo duket e logjikshme; me siguri është më mirë të negociosh sesa të luftosh?

Për Macron, ideja e Francës – në formën e presidentit të Francës – si një fuqi e madhe që shëron Evropën nga konflikti, pa dyshim ndikon në kompleksin vetëlavdërues që ka sjellë pseudonimin e tij në Francë.

“Jupiteri”; sepse Macron është Zoti i të gjithëve.

Me largimin e Angela Merkelit, Macron tani është lideri më jetëgjatë i BE-së dhe, në thelb, udhëheqësi i një prej fuqive të saj thelbësore.

Ai duket se beson në portretizimin e tij të BE-së si një lloj organi unik super-efikas– që ka nevojë për vizionin e tij dhe fuqinë e Francës.

Është aq e madhe dëshira e tij për të udhëhequr Evropën sa thuhet se e ka zili Boris Johnson.

Kjo është një nga arsyet pse ai ishte kaq dogmatikisht kundër Brexit-it.

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN