MENU
klinika

Në përfundim të vizitës në Tiranë

Ministri i Jashtëm i Greqisë takohet me Ramën: Ja për çfarë biseduam

23.05.2022 - 14:04

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias në përfundim të vizitës së tij në Tiranë, është takuar me kryeministrin Edi Rama.


Dendias ka publikuar në rrjetin e tij social Twitter, një foto nga zyra e Ramës.

Ministri grek bën të ditur se temë e bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva europiane e Shqipërisë.

Postimi i Nikos Dendias:

Në përfundim të vizitës time në Tiranë, u takova me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva europiane e Shqipërisë dhe zhvillimet rajonale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN