MENU
klinika

Reja: “Air Albania”, një xhevahir

“Mourinho sikur është rinuar, do bëj tifo për Romën”

13.05.2022 - 11:33

Edy Reja, trajneri i përfaqësueses shqiptare, në një intervistë për “Il Messaggero”, foli për finalen e parë të Conference League, e cila do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë në “Air Albania”, një zgjedhje kjo e cila prodhoi jo pak debat në media, shpesh duke u paragjykuar me pa të drejtë.

“E vërteta është se askush nuk e priste një boom të tillë për këtë turne. UEFA e kishte menduar, ideuar, si një turne eksperimental, por në fakt po rezulton e kundërta.

Në vitet e fundit janë zhvilluar finale në Tallin dhe Belfast, nuk më duket skandaloze që të organizohej një finale e tillë në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë.

‘Arena’ është një xhevahir, ka shikueshmëri perfekte, por problemi logjistik ekziston. Shumë hotele janë ezauruar, banorët lëshojnë shtëpitë e tyre me qira, por këto gjwra ndodhin kudo. Ka shumë entuziazëm, unë do të bëj tifo për Romën, Mourinho verdhekuq është rinuar”, – u shpreh ndër të tjera Edy Reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN