MENU
klinika

Kush mbeti jashtë?

Nga mjeku Ilir Alimehmeti te Jozefina Topalli, zbardhet lista e Këshillit të PD

02.05.2022 - 11:36

Ka zgjatur gjatë procesi i numërimit të votave të delegatëve të Kuvendit të PD-së për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Numërimi nisi të shtunën pas orës 20 e 30 dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë, nxjerrja e fituesve zgjati deri pas mesditës.

Në një konferencë të posaçme për mediat, Albana Vokshi u shpreh se kishte fletë që kishte të zgjedhur 140 anëtarë, ndaj edhe u vonua nxjerrja e rezultatit.

“Nisja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike shënoi një ditë historike. Në PD është kthyer besimi te vota e lirë. Delegatët dje ishin të zgjedhur me votën e anëtarësisë së degëve të tyre. PD jo vetëm i votoi në transparencë të plotë, por për herë të parë, një parti politike i numëroi votat live. Ju keni qenë dëshmitarë që dje në këtë sallë kanë qenë të vendosura tavolinat dhe 5 kamera që transmetonte live. Ka qenë i transmetuar edhe në rrjeteve sociale derisa ka përfunduar numërimi në orët e para të mëngjesit. Ka qenë një proces jo i lehtë pas fletët ishin me 425 emra, ndërsa shumë fletë kishin edhe 140 emra. Mendoni sa e vështirë ka qenë. Ndaj na mori më shumë kohë për të dalë para jush”, deklaroi ajo.

Vokshi theksoi se 30% e këshillit kombëtar përbëhet nga zonja, ndërsa shtoi se 50% vijnë nga FRPD dhe LDG.

“30% e këshillit kombëtar duhet të përbëhet nga zonja. Para se të lexoj listën, dua të theksoj që pas një analize që kemi bërë rezulton se janë 50% e anëtarësisë të këshillit të ri kombëtar të ardhur nga organizatat partnere të PD, FRPD dhe LDG. Është një arritje. PD sot jo vetëm që është më e fortë dhe më e bashkuar”, u shpreh ajo.

RISITË

Kuvendi Kombëtar i PD-së votoi për të zgjedhur 150 anëtarë të Këshillit, por sipas ndryshimeve statusore, pjesë e Këshillit janë edhe deputetët e PD-së, kryetarët e degëve të sapozgjedhur dhe kryebashkiakët e PD-së.

Megjithatë, lista e re e KK është e kombinuar me prurje të reja dhe rikthime.

Kështu, në Këshill Kombëtar do të jetë Arben Imami, Jozefina Toplli, Myslym Murrizi e Rudina Hajdari që u larguan nga Basha, por do të ketë edhe prurje të reja si Ilir Alimehmeti, Renis Gjoka apo Bujar Kapexhiu.

Ky i fundit, në një prononcim për gazetën “Panorama”, u shpreh se do të jetë syri kritik brenda PD.

“Hyrja që thoni ju në politikë ndoshta nuk është e tanishme se do të jem nëse do të jem anëtar i Këshillit Kombëtar, unë me politikën jam marrë gjithmonë me artin tim të karikaturës, kam ndjekur hap pas hapi politikanë të veçantë. Sidomos në gabimet e politikanëve kam bërë karikaturë duke i goditur pa i fyer, por si qëndron e vërteta sipas mendimit tim.

Nëse unë gjatë këtyre viteve kam dhënë një kontribut modest në linjën e politikës shqiptare, atëherë do ta quaja që me artin tim merrem çdo ditë me politikë. Nuk është puna që unë po angazhohem. Kjo s’do të thotë që ai gardhi i PD-së mua do më izolojë. Unë do shoh problemet dhe brenda këtij oborri, me syrin kritik brenda direktivave të PD-së. Dhe unë kam menduar ndonjëherë më mirë më i saktë e i frytshëm kontributi im do jetë brenda apo jashtë? Deri tani kam qenë jashtë”, tha Kapexhiu.

KUSH MBETI JASHTË KËSHILLIT TË PD-SË

Lista fituese e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka lënë jashtë një sërë emrash që kishin dalë fitues pas Kuvendit të korrikut të vitit të kaluar, të thirrur nga ishkryedemokrati Lulzim Basha.

Kështu, jashtë listës kanë mbetur analistë të njohur politikë si Agim Baçi apo Fitim Zekthi, si dhe moderatorja Ori Nebiaj, e cila më 25 prill kandidoi edhe për një mandat deputeti.

Jashtë listës kanë mbetur edhe ishfutbollistët Gentian Muça dhe Andi Lila, të cilët nuk janë rizgjedhur në procesin e ditës së djeshme.

Po ashtu, nuk është zgjedhur as këshilltari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Marash Logu.

EMRAT

ADRIANA GJONAJ

ADRIANA KALAJA

AGRON KULIÇAJ

AIDA SHEHU

AKIL KRAJA

ALBINA DEDA

ALDO BUMÇI

ALEKSANDËR BIBERAJ

ALTA AZIZI HALUCA

ANDI DOLLAPI

ANDI MUSTAFAJ

ANDON FRROKAJ

ANISA DERVISHAJ

ANISA KADESHA

ANKELITA CCELA

ANXHELA MALKO

APOLLON BACCE

ARBEN BEQIRI

ARBEN IBRO

ARBEN IMAMI

ARBEN MIZA

ARBEN RISTANI

ARBJOLA HALIMI

ARDIAN MUKA

ARDIAN TURKU

ARJAN DEDEJ

ARMEND MUSAJ

ARNOLD KARIQI

ARVIT BUSHATI

AULON KALAJA

AUREL BYLYKBASHI

AVENIR PEKA

BARBARA DODA

BEDRI HOXHA

BESART XHAFERRI

BESNIK ALIAJ

BISLIM AHMETAJ

BLEDI KASMI

BUJAR KAPEXHIU

BUJAR VUKAJ

ÇLIRIM GJATA

DAFINA MUDA

DASHO ALIKO

DAVA MARKU

DENION SHËNGJERGJI

DOREL MEMOCCI

DORIAN TELITI

DRITAN BURGIA

EDITH HARXHI

ELEINA QIRICI

ELGI HYKA

ELIONA GREMI

ELIOR VILA

ELISABETA SKRAPARI

ELTON BANO

ELVIS MALASI

ENDIRE BUSHATI

ENKELEJDA SALLAKU

ENNO BOZDO

ENSA BASHA

ERVIN MINAROLLI

ESMERALDA METKO

ETJON KAPEDANI

FATBARDH KADILLI

FATBARDHA KADIU

FATJON BATHORJA

FERIDE RRAHMANAJ

FIORALBA DIZDARI

FIQIRI ISMAILI

FLORIANA GARO

FLORIN KURMEKAJ

FLORION MIMA

GAZMEND DIBRA

GAZMIR SPAHIA

GENC DEROMEMAJ

GENC POLLO

GENT STRAZIMIRI

GENTIAN MISHOVA

GJERGJ MERO

GJOK VUKSANI

GLAUK OLLDASHI

GRIGELS MUÇOLLARI

IBRAHIM MORINA

ILIR ALIMEHMETI

ILIRJANA KUÇANA

IMANUEL CAUSHAJ

IMELDA KRAJA

INDRIT HOXHA

IRENA SHESTANI

IVI KASO

JAMARBER MALLTEZI

JOLA HYSAJ

JULIAN DEDA

KELTIS KRUJA

KLARA BICI

KLAUS SHAQIRI

KLEVIS BALLIU

KLODIAN LATA

KLODIAN MUCO

KLODIANA CAPJA

LAURA VORPSI

LEDIANA FRATARI

LEDINA ALOLLI

LEDINA MANDIA

LEDIO NURAJ

LISANDER HOXHA

LORENC LUKA

LORIN HOXHA

MAL BERISHA

MALBOR DUKA

MARIGLEND DOCI

MARJANA BRUNGA

MATILDA QYRKU

MEGI BALLIU

MERIGLEN KURTBALAJ

MIMOZA HAJDARMATAJ

MIMOZA REXHVELAJ

MINUSHE LAZAJ

MIRELA TABAKU

MYQEREM TAFAJ

MYSLYM MURRIZI

NADIRE MEÇORAPAJ

NAZLIE LACI

NIKOLIN ÇALI

OSMAN MULA

OSMAN STAFA

PARID TEFERICI

PREL GJONI

QEMAL CEJKU

QEMAL HOXHA

RAJMONDA BULKU

RENIS GJOKA

ROBERT BUDINA

ROLAND KETA

RUBENS SHIMA

RUDINA HAJDARI

SAIMIR MULGECI

SARA BODO

SEVALGON BERISHA

SHAQIR MANJANI

SHEREFEDIN SHEHU

SHKËLQIM HOXHA

SPIRO VASO

SUZANA GUXHOLLI

VALDETE VORPSI

VOLTANA ADEMI

XHERALDO DASHI

XHULJAN GUCE

YLLI ASLLANI

ZYRAFETE KULLA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN