MENU
klinika

Nga shenjat “Z” dhe thirrjet “Rroftë Rusia”

Ja si e festoi Beogradi 9 Majin

09.05.2022 - 19:08

Në Beograd është shënuar Dita e Fitores kundër Fashizmit në Luftën e Dytë Botërore. Manifestimi “Regjimenti i Pavdekshëm” ka sjellë në rrugët e kryeqytetit serb mesazhin se “Serbia dhe Rusia kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë”.

Një politikan i koalicionit qeverisës serb dhe ambasadori rus morën pjesë në marshimin e Regjimentit të Pavdekshëm, të organizuar nga ambasada ruse, në qendër të Beogradit të hënën për të shënuar Ditën e Fitores.

Ministri pa portofol Nenad Popoviç (Partia Popullore Socialiste – SNP) marshoi në krye të kolonës me ambasadorin Alexander Botsan-Harchenko pas një pankarte që lexonte Regjimenti i Pavdekshëm Beogradi. Disa media raportuan se kishin parë CEO të SrbijaGas Dushan Bajatovic (Partia Socialiste e Serbisë – SPS) në turmë si dhe të paktën një zyrtar të lëvizjes nacionaliste Dveri. Anëtarët e turmës mbanin simbolet Z të përdorura nga forcat ruse në Ukrainë me disa të veshur me uniforma ushtarake ruse të vjetër. Marshuesit tradicionalisht mbajnë fotografi të të afërmve dhe paraardhësve që luftuan në Luftën e Dytë Botërore.

Pas paradës nëpër qendër të qytetit, pjesëmarrësit vendosën kurora dhe qirinj në Varrezat e Çlirimit të Beogradit, aty u panë edhe ambasadori rus në Serbi Aleksandar Botsan Kharchenko dhe përfaqësuesit e qeverisë serbe ministrat Nenad Popoviç dhe Aleksandar Vulin, por asnjë zyrtar shtetëror nuk ka pranuar të flasë për marrëdhëniet aktuale ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

 

 

Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviç, theksoi se “Serbia dhe Rusia kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë” dhe tha se gjeneratat e sotme e kanë obligim “të mbrojnë dy vlerat më të mëdha të Serbisë – lirinë dhe pavarësinë”.

Në tubim, bashkë me thirrjet “Urra”, “Rroftë Rusia”, “Rroftë Putin”, është bartur një figurë prej letre me imazhin e presidentit rus, si dhe shkronjën e madhe “Z”, një simbol nën të cilin Trupat ruse hynë në Ukrainë më 24 shkurt. Por televizioni RTS ndryshe nga vitet e kaluara, nuk e transmetoi paradën drejtpërdrejt në Sheshin e Kuq të Moskës, në shënimin e 77-vjetorit të Ditës së Fitores.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndërthurja e luftës dhe kovidit

Dy liderët diktatorë që po fusin botën në kaos