MENU
klinika

“Punëtorët e fermës i bënë gjyqtarë”

Ngjela: Berisha po kërkon që të shpëtojë nga një goditje penale me këtë lëvizjen

18.05.2022 - 15:49

Avokati i njohur Spartak Ngjela pohoi se ish-kryeministri Sali Berisha po përpiqet që të bëjë këto lëvizjet e fundit dhe debatet në parti për të shpëtuar nga goditja penale, pas shpalljes së tij non-grata nga DASH.

I ftuar në “Pikat mbi I” në ‘News24’ tha se Berisha do të përfundojë ‘zë në shkretëtirë’. Mes të tjerash ai tha se gjithë këto padrejtësi në vend ndodhin se s’ka sistem gjyqësor në vend, duke shtuar se punëtorët e fermave janë kthyer në gjyqtarë.

Ngjela: Zë në shkretëtirë do përfundojë Berisha. Nuk bëhet kryetar partie ai. Rama thotë; rrini të përçarë, se unë marr pushtetin. Kush e parçau PD? Ai i zgjedhuri i tij, kryetari i partisë së tij, e nxori nga grupi parlamentare dhe tha; ma kërkoi politika amerikane. Saliu po kërkon që të shpëtojë nga një goditje penale me këtë lëvizjen. Ekonomi tregu do të thotë se; akuza është si gripi. Akuza duhet të shkojë në Gjykatë.

Zheji: Rama e do Saliun se është kontrovers, krijon ngjarje. Ramës i intereson mjegulla te aferat korruptive, siç ishte inceneratori.

Ngjela: Di pse jemi në këtë gjendje, s’ka pushtet gjyqësor. Po të kishte pushtet gjyqësor, s’do kishin mbaruar burgjet akoma. Shqipërinë e shkatërroi mungesa e pushtetit gjyqësor, kush e ndërtoi? Këta Gjyqtarët janë injorant. Mori gjyqtar 6-mujor që ishin punëtor ferme. Nuk i ka hequr akoma ONM-ja. Problemi është se nuk keni pasur pushtet gjyqësor, që të goditet korrupsioni. Po të ishte pushteti gjyqësor, të tipit perëndimor, këta do rrinin si pula që shesin dëngla. Këtë gjendje e solli mungesa e pushtetit gjyqësor.

Zheji: Rama e ka kandidaturën e vet për President dhe do të bëjnë pak a shumë sic bëri doktori në 2012, kur bëri 4 raunde dhe në raundin e 5 imponoi zotin Nishani President. Sigurisht ajo u bë dhe shkaku që një vit më pas Meta se ripërsëriti kontratën politike me PD. Kjo do i ulte shumë kreditet e grupeve parlamentare dhe do të ishte një ndihmë për doktorin.

Ngjela: Me 20 deputetë firma çdo njeri hedh kandidaturën. Do x të bëhet duhet të kapi ose partinë ose deputetët. Këta nuk veprojnë kështu. Na kanë ndarë nga Perëndimi. Duke llogaritur në Parlamentin shqiptar, nxirren 7 kandidatura, në çdo rotacion eliminohet njëri. Ne nuk ndjekim këtë procedurë. Kur të dalin kandidaturat do të bisedojmë. Më duket më tepër si kurth i maxhorancës për të ulur kreditet politike dhe dhënë karta grupit të Berishës.

Zheji: Në mënyrë të tërthortë kanë edhe amerikanët ndikim. Pompeo bëri një foto politikisht që flet sa një mijë fjalë që ai njeh këtë Parti Demokratike dhe jo më kot kishte Enkelejd Alibeajn, Tabakun dhe Gjerkmarkaj. Pomeo është bosi i bosëve të Yuri Kim. Ka mbaruar dy fakultete. Pavarësisht se e paraqitin të thjeshtë, ai nuk është njeri që merr vendime të lehta. Unë gjithnjë e më tepër më duket se kjo situatë shkon në favor të kryeministrit dhe do e pengojë atë që të mbajë nën kontroll nepset e shfrenuar vartësit e vet. Kjo është shqetësuese për bilancet e Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos hani bar”/ Spartak Ngjela ‘shkoqit’ deklaratën e Yuri Kim

“Berisha do ekstradohet në SHBA, rrezikon edhe Basha po nuk e shkëputi nga partia”