MENU
klinika

La Liga, Java 37

Një javë nga fundi, ngecin Real dhe Barcelona

15.05.2022 - 21:30

Thuajse gjithçka është zgjidhur në La Liga. Pak garë ka për vendin e fundit të Evropës dhe për skuadrën e fundit që bie nga kategoria. Për këtë arsye edhe skuadrat e mëdha nuk janë në maksimumin e tyre, me Real Madrid që barazoi 1-1 në fushën Cadiz, ndërsa Barcelona 0-0 në fushën e Getafes.

Ancelotti kishte kursyer Benzema, duke e ruajtur për finalen e Champions League. Golin e vetëm për madrilenët e shënoi Diaz. Real është shpallur kampion prej 3 javësh, ndaj mendjen e ke vetëm te finalja me Liverpool.

Barcelona ka siguruar vendin e dytë. Edhe trajneri Xavi bëri rotacion në ekip, për t’u dhënë mundësi të luajnë ata që kanë pasur më pak minuta. Por edhe sfida e vendit të tretë me të katërt përfundoi në barazim, Atletico Madrid-Sevilla 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN