MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pas operimit në zemër kam probleme gjatë natës

22.05.2022 - 10:28

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Nëna ime para 3 muajsh është operuar prej zemrës. Ka qenë mirë, por tani ka pasur të njëjtin problem, si sulm i ka ndodhur gjatë natës. E kemi pasur tek spitali ku është operuar. Mjekët i kanë thënë që sulm nuk ka pasur. Nëna është duke përdorur “Xanax” sipas nevojës, mirëpo është duke marrë 2 herë në ditë nga gjysmë tablete. Jam në pritje të përgjigjes suaj.

Mjeku: Shpeshherë pacientët që i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale kanë dhimbje të forta të gjoksit që nuk e kanë origjinën nga problemet kardiake, por janë me origjinë muskuloskeletike. Fakti që ju e keni bërë konsultën me mjekun, duhet të jeni të sigurt që nuk ka asnjë problem akut kardiak. Për në vazhdim unë do t’ju rekomandoja që, nëse nëna juaj vazhdon të ketë ankesa edhe pas marrjes së “xanax”-it, të kontaktoni sërish mjekun.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ajo ndan përvojën në kirurgji dhe kimioterapi

“U diagnostikova me kancer të pankreasit kur isha 49-vjeç”