MENU
klinika

"Do të jemi me ju deri sa të mbarojë lufta"

Pelosi shkon në Kiev, takohet me presidentin ukrainas

01.05.2022 - 09:29

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenksy është takuar me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Kiev.

Zelensky ka shpërndarë në rrjete sociale një video nga momenti i takimit me Pelosin.

“Besojmë se po ju vizitojmë për t’ju falënderuar për luftën tuaj për liri… Lufta juaj është një luftë për të gjithë. Angazhimi ynë është që të jemi aty për ju derisa të përfundojë lufta”, tha Pelosi.

Asaj iu bashkuan përfaqësuesit amerikanë Jason Crow, Jim McGovern dhe Adam Schiff, shkruan AlJazeera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës

Project Syndicate

Analiza/ NATO po vdes