MENU
klinika

Mospëlqim në “BBV”...

Po tani, çfarë thotë Armina Mevlani për Einxhel?

12.05.2022 - 10:49

Ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip” kanë qenë për një kohë të gjatë në vëmendjen e publikut duke u komentuar nga shumë veta. Ishte Armina Mevlani e cila në emisionin “Goca dhe gra” u shpreh se nuk e pëlqente personazhin e Einxhel.
“Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”- tha ajo.
E ftuar në të njëjtin emision Einxhel u shpreh mjaft e indinjuar për këtë deklaratë duke lënë të kuptohet se mes vajzave ka pakënaqësi.
Së fundmi Armina i është rikthyer kësaj teme duke u shprehur e habitur pse kjo gjë është bërë kaq e madhe sepse ajo thjesht shprehu mendimin e vet asokohe. Ajo theksoi se mes tyre nuk ka asgje personale dhe madje se ato kanë punuar bashkë me njëra-tjetrën. Ajo ka sqaruar se nuk ka ndonjë gjë mes tyre të paktë nga ana e saj. Armina gjithashtu ka rrëfuer disa momente nga jeta e saj private duke përfshirë takimin e saj të parë me vjehrrën e saj, Liri Berisha.

“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjehërr shembull. Nuk e di ç’do të thotë të kesh probleme në marrëdhënie. Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Kam marrëdhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”- është shprehur ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jam e lumtur që të kam njohur”

Beniada rrëfehet me Donaldin

"Njëri nga çunat do të shkojë”

Banorët diskutojnë për finalen e madhe

Përfliten se kanë qenë të lidhur

“Valoni i ka dedikuar këngë Einxhel!”


Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV