MENU
klinika

Trajneri i Romës jep 2 arsye

Rama shpërndan videon, Mourinho: Shqiptarë, na mbështesni!

22.05.2022 - 14:27

Në videon e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, Mourinho shprehet se është kënaqësi dyfish për të, sepse është në finale dhe sepse do të vijë në Shqipëri, të cilin e quan një ndër të paktët vende në Europë ku nuk ka luajtur ende.

Ai u kërkon tifozëve shqiptarë të jenë në krah të skuadrës së Romës ku rreshtohet edhe lojtari shqiptar Marash Kumbulla. Pa dashur të zbulojë nëse ai do të jetë pjesë e formacionit që do të zbresë në fushën e blerë, Mourinho theksoi se me apo pa Kumbullën në lojë, ai është e vetmja pikë lidhëse e Shqipërisë me finale.

“Finalja në Shqipëri për ne është kënaqësi, është kënaqësi për mua. Një kënaqësi dyfish. Kënaqësi që luaj në finale dhe kënaqësi që shkoj për herë të parë në një shtet të Europës ku nuk kam luajtur kurrë. Kënaqësi sepse kam edhe ndonjë mik në Tiranë në shoqërinë shqiptare dhe për Shqipërinë si vend. Mendoj se vende si Shqipëria e meritojnë këtë mundësi.

Ajo që pres nga tifozët shqiptarë është që me Kumbullën nëse nuk luan Kumbullën ai është e vetmja pikë lidhëse e Shqipërisë me finale. Ata duhet të jenë nga kjo anë. Dhe natyrisht do të jetë bukur nëse Kumbulla ngre kupën”, shprehet ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mourinho e Feyenoord për rekord

Nga trofeu tek ekipet, detajet e finales së UCL