MENU
klinika

Sulmoi SPAK nga Asambleja e PS

Rama: Të hetohen ’21 Janari’, Gërdeci dhe disa skandale te mëdha korruptive

11.05.2022 - 10:47

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat nga selia e PS, për të folur pas sulmit që ai i bëri SPAK, në Asamblenë e partisë.

Rama kërkoi që “kjo drejtësi e pavarur duhet të çlirohet nga çdo frikë e të kaluarës, e më në fund të hetohen 21 janari, krimi shtetëror nuk parashkruhet, nuk ekziston, të hetohet deri në fund nëse është apo nuk është. Të hetohet Gërdeci, disa skandale te mëdha korruptive”.

Sipas kreut të qeverisë, SPAK duhet ‘të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve dhe të gjykatësve e prokurorëve të korruptuar’.

“Jemi sot këtu në vijim të një diskutimi që është ngjallur nga deklarata ime në Asamble lidhur me nevojën që SPAK të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve dhe të gjykatësve e prokurorëve të korruptuar të cilët si të tillë janë përjashtuar nga procesi i vetingut”, theksoi Rama.