MENU
klinika

Kryeministri: Qoftë DASH apo Vetingu, të thonë….

“S’do t’i ndahemi prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar”

11.05.2022 - 10:45

Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se nuk do të heshtë derisa të jetë drejtësia ajo që duhet të flasë dhe të thotë nëse për një zyrtar të lartë ka çështje penale apo jo.

Sipas kreut të qeverisë, nuk mundet më që çështje që janë mbajtur mbyllur në kapakun e drejtësisë së vjetër të vazhdojnë të tilla edhe nën hundën e drejtësisë së re.

Kryeministri Rama: Ne nuk mund të heshtim dhe drejtësia duhet ta thotë, nëse këtu ka çështje penale, sepse çështjet morale janë të zgjidhura. Çështje që e kanë tromaksur këtë popull dhe që janë mbajtur mbyllur me kapakun e drejtësisë së vjetër nuk mund të mbahen mbyllur nën hundën e drejtësisë së re.

Ndërkohë që vettingu, për pak ditë bëhet 5 vjet dhe kanë bërë një punë voluminoze, ku janë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuarit që kanë dalë para drejtësisë. Do më thoni që nuk ka pasur kohë?! Do më thoni që janë çështje të hetuara me shumë detaje dhe nuk ka pasur kohë për të marrë të pandehur gjykatës dhe prokurorë të cilët një institucion i pavarur sic është Komisioni i Vettingut ka nxjerrë qartësisht fakte korruptive?! Po si ka mundësi?! Kjo është e pamundur, e pajustifikueshme dhe të pa tolerueshme. Kjo nuk është ndërhyrje.

Kryeministri Rama u shpreh se nuk do ti ndahen prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët sic tha ai janë shkarkuar nga organet të pavarur.

Kryeministri Rama: Ndërhyrje është të flasësh me emra, kap këtë e ço atë, siç flitet për ditë. Nuk është ky problemi i karrierës time politike, por është problem që lidhet me investimin më të madh politik dhe moral që është bërë në këtë vend, që është reforma në drejtësi dhe drejtësia. Të gjitha të tjerat, kush më mirë e kush më pak i kanë bërë të gjithë. Te drejtësia e kemi vënë ne dhe vetëm ne gurin e themelit, dhe nuk do lejojmë që këtë gur ta mbulojë rëra e të kaluarës. Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk do ti ndahemi pa parë veprim që është vënia para drejtësisë të gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që janë shpallur si të tillë jo nga ne, por nga komisioni i pavarur. Pra kemi dy adresa që nuk i kemi shpallur ne, por janë shpallur të pavarura nga ne. Qoftë DASH, qoftë komisionet e vettingut janë jashtë nesh. Mund të thonë ca të duan njerëzit, por ky është fakti dhe e vërteta sesa e gjithë e vërteta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN