MENU
klinika

Analiza

Putini do të vdesë, ndërsa Rusinë do ta urrejë gjithë bota…

26.05.2022 - 09:00

Nga Paul Baldwin

Shumë shpejt Vladimir Putin do të vdesë. Dhe Rusia dhe rusët, të përbuzur nga bota, do të kalojnë dekada të tëra me turp dhe varfëri derisa të lejohen, shumë vite më vonë, të ribashkohen me botën e qytetëruar.

Putini ose do të marrë një plumb në kokë, ose ai thjesht do të vdesë nga kanceri që po i shkatërron trupin.

Kanceri nuk është aspak gjë e mirë, por ky kancer (me shumë mundësi Parkinson) po përshpejton fundin e kësaj lufte groteske më shumë se pothuajse çdo gjë apo kushdo tjetër.

Së fundmi, përmes Telegramit na u tha se Putini iu nënshtrua një operacioni. Mund të shpresojmë vetëm se ishte pa sukses.

Ne media është zakon ta paraprijmë emrin Vladimir Putin me fjalët “I forti rus”.

Dhe për këtë, departamenti i PR i Kremlinit pa dyshim që na falënderon.

Por a nuk është ai?

Ai e nisi karrierën një agjent i nivelit të ulët të KGB-së, i dërguar në Dresden në Gjermaninë Lindore, ku, sinqerisht, u dërguan të gjithë të dështuarig e KGB-së. Më pas, ai thjesht e kaloi pjesën tjetër të karrierës së tij duke vjedhur para nga populli rus.

Nëse Jelcin nuk do të kishte qenë një plak pijanec aq i pafuqishëm, ne do të kishim një Rusi shumë ndryshe tani.

Ne mund të shohim një Rusi “të lulëzuar”ekonomikisht që për herë të parë ndërtoi makina ose lavatriçe që njerëzit donin të blinin, një Rusi që kërkon t’i bashkohet Evropës, një Rusi që kërkon t’i bashkohet NATO-s.

Në vend të kësaj, ne kemi një Rusi që me dashje dhe me vetëdije kryen krime vrastare lufte, duke vrarë fëmijët e saj (i keni parë “ushtarët” e tyre?) dhe duke shkatërruar ekonominë e saj për dekadat e ardhshme.

Sepse një gjë është e sigurt – kur e gjithë kjo të përfundojë, nuk do të ketë plan Marshall për Moskën.

Perëndimi do të rindërtojë Ukrainën- dhe nuk do të kursejë pothuajse asnjë dollar, paund dhe euro.

Kjo nuk është vetëm moralisht e drejtë, por është një biznes i mirë – vendi është “shporta e bukës” së Evropës dhe posedon gaz natyror. Kievi do të jetë një partner shumë i mirë tregtar.

Pavarësisht nëse fiton apo e humb këtë luftë Ukraina përfundimisht do të dalë fitimtare.

Edhe nëse ajo detyrohet të heqë dorë nga Donbas.i. Sepse sinqerisht askush nuk do të dojë të jetojë në Donbasin “rus”, ku uria, skamja dhe kryengritja do të jenë perspektiva reale, ndërsa në vendin fqinj do të ketë një Ukrainë të re, më të fortë, më të pasur dhe më të rëndësishme në skemën gjeopolitike se kurrë.

Ndërkohë, Rusia do të jetë e izoluar, e urryer, e varfër dhe e dobët.

Biden tha nga Japinia: “Rusia duhet të paguajë një çmim afatgjatë” për “barbarizmin e saj në Ukrainë”, duke shtuar “nëse sanksionet nuk vazhdojnë të vendosen, atëherë çfarë sinjali i dërgon kjo Kinës për përpjekjem për të marrë Tajvanin me forcë?” Mjaft.

Edhe gjeneralët e Putinit kanë filluar të kuptojnë se në çfarë rrëmuje katastrofike i ka futur lideri i tyre idiot që po vdes, në përpjekjen e tij të dhimbshme për të lënë një trashëgimi.

Ish-komandanti i mbrojtjes ajrore Mikhail Khodaryonok, tha në TV: “Ne jemi në izolim të plotë gjeopolitik. Sado që nuk duam ta pranojmë këtë, pothuajse e gjithë bota është kundër nesh.”

Dhe ai ka të drejtë. Ne nuk e urrejmë vetëm Putinin, por edhe rusët e këtyre posteve. Ka shumë kundërshtarë, por ka gjithashtu një mbështetje të jashtëzakonshme.

“Por ata janë shumë të frikësuar,” thonë disa studiues. Dhe sigurisht që Rusia e Putinit është paksa terren i vështirë kur vjen puna për të protestuar, por ky është vendi që praktikisht shpiku kryengritjen moderne kundër shtetit.

Nëse do të duhej ndonjëherë një revolucion tjetër rus, do të ishte tani.

Rroftë revolucioni shokë!

Burimi: Express UK
Përktheu dhe përshtati: Konica.al