MENU
klinika

Moj e mira

Tokën gur, qiellin përgjysmë të çarë

27.05.2022 - 15:35

Psalm Për Kosovën

 

Kur pikon gjak

Kalliu, kur piqet vera

Kur hyn në gjakun tim

Nusrore e të bëhem krushk

Më mëso vetëm t’i bie

Kitarës, më mëso të vdes bukur

 

Pranvera e hidhur e vitit të mbrapshtë 1997, do të shkëpuste nga gjerdani i poezisë shqipe një emër, një jetë të trazuar dhe një shpirt të lirë e të përndritur prej dashurie. Dhimbjes për atdheun. I tillë jetoi Azem Shkreli. Poezia e tij i priu asaj bashkohore shqipe. Në vargjet e Azem Shkrelit pikonte gjaku i shqiptarit, ndërsa heroi lirik depërtoi e përshkoi tej e tej si ëndërr, historinë e të parëve. Këngët e vajit e të dashurisë, Shkreli do t’i këndonte me një ndjesi të re. E kështu do të çelej shtegu i parrahur më parë, në poezinë e viteve ’50-të. Fjalë që rëndojnë. Fjalë që vallëzojnë në erë… që, si bletët nektarin, përhapin mallin… për atdheun e “harruar”./Konica.al

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë, Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme, për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet, ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Ka botuar këto vepra në poezi “Bulzat” (1960), “Engjujt e rrugëve” (1963), “E di një fialë prej guri” (1969), “Nga bibla e heshtjes” (1975), “Pagëzimi i fjalës” (1981), “Nata e papagajve” (1990), “Lirikë me shi” (1994), “Zogj dhe gurë” (1997).

Në prozë: “Karvani i bardhë” (1961), “Sytë e Evës” (1975), “Muri përfundi shqipes” Shtatë nga at”, si dhe dramat: “Fosilet” (1968), “Varri i qyqes” (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqipe dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997.

Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit, në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim të viteve gjashtëdhjetë, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardhezi dhe të metodës së realizmit socialit.

E Bukura Marigo

Tokën gur, qiellin
përgjysmë të çarë
Moj e mira

Të kuqen gjak, të zezën
Terr Bartolomeu
Moj e bardha

Etjes qumësht na i dhe
Vetëm nga njëri gji
Moj e bukura

Kështu, poeti shënoi kthesën e parë më të rëndësishme në poezi në radhë të parë, duke e çliruar unin lirik intim nga ai kolektlv, duke selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër, thyerjen e parë të madhe në letërsinë shqipe, Shkreli e solli me romanin “Karvani i bardhë”, si edhe me tregimet e përfshira në vëllimin “Sytë e Evës”, si ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër.

Azem Shkreli është një nga lirikët më modernë në llojin e poezisë patriotike. Nuk ka eufori në atë poezi, përbetime a dëshmi atdhetarizmi… Brenda këtij harku tematik, poeti me guxim denoncon cenet dhe veset shqiptare, dje dhe sot, duke e ruajtur besimin në substancën e shëndoshë të qenies.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

"Fjalët e fundit që dëgjova prej tij"

Dritëro Agolli: Kur në Kosovë takova Azem Shkrelin

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen