MENU
klinika

Dyshohet se…

U gjet i pajetë, 42-vjeçari ishte larguar një muaj më parë

05.05.2022 - 18:48

Është gjetur i pajetë 42-vjeçari Julian Prifti. 42-vjeçari ishte larguar nga banesa më datë 26.03.2022 .

Prifti është gjetur sot në një godinë të braktisur, në lagjen “16 Prilli” në Fier.  Trupi ishte i dekompozuar  dhe sipas informacioneve paraprake trupi rezulton të kishte shenja në qafe.

Ka qenë era e rëndë e cila ka alarmuar banorët dhe punonjësit të cilët kanë qenë duke punuar për riparimin e një rrugë.

Sakaq BalkanWeb mëson se 42-vjeçari kishte borxhe të shumta dhe dyshohet se mund të jetë varur.