MENU
klinika

Hera e parë që gjykohet një krim lufte pas nisjes së pushtimit

Ushtari rus del sot në gjyq për vrasjen e një civili ukrainas

13.05.2022 - 10:26

Një ushtar rus del në gjyq të premten i akuzuar si i dyshuar për vrasjen e një civili ukrainas të paarmatosur.

A view shows a destroyed Russian army multiple rocket launcher on the outskirts of Kharkiv on March 16, 2022, amid the ongoing Russia’s invasion of Ukraine. (Photo by Sergey BOBOK / AFP)

Rasti do të shënojë herën e parë që nga fillimi i pushtimit që një pjesëtar i ushtrisë ruse do të ndiqet penalisht për një krim lufte.

Rreshteri Vadim Shyshimarin akuzohet se ka qëlluar në kokë një 62-vjeçar nga dritarja e hapur e makinës në fshatin verilindor Chupakhivka.

Ai rrezikon burgim të përjetshëm nëse dënohet sipas kodit penal të Ukrainës që trajton ligjet e luftës.

Avokati i ushtarit Shyshimarin, Victor Ovsyanikov, pranoi se çështja kundër tij ishte e fortë. Sipas tij, ata nuk kishin vendosur ende se si do të deklarohet para gjykatës ushtari.