MENU
klinika

Ja çfarë pritet të ndodhë me votimin e tij

A e pengon detyra si ushtarak të zgjidhet sot President Bajram Begaj?

04.06.2022 - 10:23

Në orën 10:00 pritet të nisë mbledhja e grupit parlamentar të PS. Deputetët e PS do të hedhin firmat e tyre në mbështetje të gjeneral-major Bajram Begaj si kandidat për President të Republikës.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se Kushtetuta përcakton se duhen 20 firma deputetësh, por në grupin e PS mësohet se do jenë më shumë se 20 firma.

“Pas mbështetjes me firma, kandidatura zyrtare do të depozitohet në protokollin e Kuvendit. Në orën 16:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve i cili do të verifikojë kushtetueshmërinë, a i plotëson kandidati kriteret ligjore. Më pas do të kalojë në seancë plenare, raundi i katërt, do të ngrihet një komision votimi me 3 deputetë. Deputetët do të thirren nominalisht për të votuar. Në fund komisioni do të lexojë emër për emër rezultatin. Nuk pritet të ketë surpriza për këtë kandidaturë.  Në raundin e katërt duhen70+1 vota dhe maxhoranca i ka votat.

Sot në mbrëmje do të kemi Presidentin e ardhshëm të Republikës dhe më 24 korrik Begaj do të marrë detyrën”, raportoi gazetari Gjençaj.

 

 

Lidhur me detyrën e tij si gjeneral-major, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve dhe nëse e pengon kjo detyrë të zgjidhet President, gazetari Gjençaj raportoi se sot do të bëhet votimi dhe deri më 24 korrik, kur do të marrë detyrën ka kohën e mjaftueshme për t’u zhveshur nga postet që mban aktualisht dhe grada si ushtarak.

“Sa i përket kësaj procedure, sot bëhet votimit dhe sa i përket dekreteve që duhet të nxirren nga Presidenti për ta zhveshur nga petku i ushtarakut do të duhet të ndiqet një procedurë ligjore e cila do të ndiqet deri më 24 korrik,  por kjo nuk e pengon Begaj që sot të zgjidhet si Presidenti i ardhshëm i Republikës. Deri më 24 korrik kur të marrë detyrën, ka kohën e nevojshme për t’u zhveshur nga detyra e tij në Forcat e Armatosura, si shef i shtabit të përgjithshëm”, tha Gjençaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqipëria do zgjedhë shefin e mbrojtjes si Kreun e shtetit”

Propozimi i Bajram Begaj për President jehonë në mediat ndërkombëtare

Përpara votimit në Parlament/ Arsyeja

Bajram Begaj do heqë dorë nga posti dhe grada ushtarake

Nesër zgjidhet president i Republikës

Intervista e parë e gjeneral Bajram Begajt


"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë