MENU
klinika

Analiza/ Greqia dje, Ukraina sot!

A kërcënohet sërish nga kriza eurozona?

28.06.2022 - 18:38

Italia, Greqia, Portugalia dhe Spanja, janë në krye të listës së vendeve me borxhin publik më të madh në Evropë. Por inflacioni po dëmton muajt e fundit edhe Gjermaninë. Dhe kjo do të thotë se përtej krizës aktuale (Ukraina), asaj të djeshme (Covid-19) dhe të dikurshme (borxhit grek), Bashkimi Evropian ka një problem infrastrukturor.

Dikur Mario Dragi mendoi që t’i shpëtonte të gjithë me çfarëdolloj mënyre, duke e hedhur poshtë dogmën e kursimit të Volfgang Shojbles. Por për të dalë nga kriza e sotme, mund të mos mjaftojë hyrja në borxhe të reja, përmes blerjes së obligacioneve të Ukrainës apo ato tëBE-së, pasi kriza e ushqimit, energjisë dhe lëndëve të para, po ndikon mbi një peizazh tashmë të dëmtuar rëndë nga dy vite pandemi.

Katër ekonomitë më me borxhe në Evropë janë përballur sipas radhës:me krizën e luftës (tënjëjtën dërgesë armësh drejt Ukrainës plus shpenzime të tjera); me atë ushqimore, ku çmimet po rriteshin në mënyrë progresive, madje edhe para pushtimit të Ukrainës; me krizën energjetike që po prek infrastrukturat e reja si ajo e gazsjellësit EastMed; me ngadalësimin e përgjithshëm të rritjes ekonomike në Evropën Qendrore dhe Lindore; dhe së fundmi me perspektivën e normave më të larta të interesit.

Pa harruar edhe ndikimin e përgjithshëm të politikave kineze në investimet evropiane për sot dhe të ardhmen. Lisbona ka nisur një proces, që do ta çojë në uljen brenda 5 viteve tëardhshme të raportit të borxhit kombëtar ndaj PBB-së, nën nivelin e asaj në Francë, Spanjëdhe Belgjikë.

Italia do të qëndrojë me siguri në këtë listë problematike së bashku me Greqinë, dhe me shumë gjasa edhe me Spanjën. Rritja e normave të interesit, do të shtonte vështirësitë për vendet që në zhargonin e ekonomistë kanë nisur të quhen “Piggs” (derrat), mbi të cilat janë fokusuar parashikimet pesimiste të Goldman Sachs, e cila ka llogaritur normën e obligacioneve shtetërore 7-vjeçare, mbi të cilat qëndrueshmëria e borxhit është në rrezik për shtetet e Evropës Jugore.

Në Itali, nismat e ndihmës sociale si “Reddito di Cittadinanza” dhe “Quota 100” e bëjnësituatën edhe më të ndërlikuar, për shkak të emergjencave të reja siç janë shpenzimet e shtuara për energjinë, pasojat e luftës në Ukrainë, si dhe pagesat e papritura për obligacionet e lidhura me inflacionin.

OECD thotë se borxhi italian do të arrijë nivelin 148.3 për qind të PBB-së në vitin 2023. Dhe ajo vëren se “deri në vitin 2025, mund të ketë rreziqe thelbësore që burojnë nga rritja e lartë e normave të interesit”. Deri më tani, hezitimi i Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normat e interesit, mund të shpjegohet me faktin se BE-ja është objektivisht më pranë se SHBA-ja me luftën në Ukrainë, pra është më e ekspozuar.

Për më tepër, parashikim i shtimit të barrës financiare për vendet e Evropës Jugore me borxhe të mëdha, si Italia dhe Greqia, mund të ketë pasoja të paimagjinueshme. Kjo është një tezë e mbështetur nga shumë analistë të njohur evropianë dhe amerikanë, e cila po hap një debat tëgjerë mbi një krizë të re në eurozonë.

Kush do të marrë përsipër barrën apo nderin e zgjidhjes së problemit, siç bëri dje MarioDragi, duke sfiduar edhe konservatorët që mbështesnin masat financiare shtërnguese? Nëpërpjekje për të analizuar se kush duhet të jetë më mirë, zbulojmë se të dhënat nuk janë inkurajuese.

Gjatë panairit “Money 20/20” në Amsterdam të Holandës, drejtuesit e 6 kompanive të mëdha financiare globale, ngritën alarmin për përkeqësimin e kushteve të përgjithshme makro–ekonomike. Një emër i njohur si kompania e pagesave në internet “Stripe”, la të kuptohet se nën dritën e klimës aktuale, ka dyshime nëse mund ta justifikojë vlerësimin vetjak prej 95 miliardë dollarësh në asete.

Edhe kompanitë e tjera të mëdha, janë të pasigurta nëse do të jenë në gjendje të arrijnë qëllimin për t’u listuar në bursë brenda këtij viti. Është e qartë se rritja e çmimeve do t’i detyrojë konsumatorët të “shtrëngojnë rripin”, pra të mos shpenzojnë si më parë.

Pas 23 vitesh në krye të kompanisë Amazon, drejtori ekzekutiv Dejv Klark u largua nga gjiganti amerikan, duke deklaruar se “ka ardhur koha që unë të ndërtoj sërish”. Por analistët thonë se pas kësaj lëvizje fshihet frika nga një transformim i tregjeve dhe i nevojave të konsumatorëve.

Në fakt, pas një rritje marramendëse për shkak të pandemisë (+ 44 për qind një vit më parë), rritja në 3-mujorin e parë të 2022 ishte vetëm 7 për qind (6 herë më pak se 12 muaj më parë). Në SHBA, ulja e tarifave ndaj Kinës vlerësohet për lehtësimin e inflacionit, siç e pranoi edhe Sekretarja e Thesarit, Xhenet Jellen.

Nga ana tjetër, po bën lajm rënia pas 22 vitesh e aplikimeve për marrjen e kredive në bankëpër blerjen e shtëpive. Banka Botërore ka deklaruar se pandemia dhe pushtimi rus, ka të ngjarë ta çojnë ekonominë globale në një përballje të fortë me çmimet e larta dhe me një rritje ekonomike të vogël. Para së gjithash, koston e kësaj krize do ta paguajnë vendet me sistemet strukturore më të dobëta. / “Formiche.net” – Bota.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"The Economist"/ Dhimbja e radhës e BQE-së

Si luftimi i inflacionit mund të rrezikojë zonën e euros

Nga Financial Times/ BQE është e shqetësuar për...

Çfarë po ndodh me tregun e obligacioneve në zonën e euros?