“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kam tension të lartë, nuk fle mirë natën. A mund të përdor mjaltin me kripë si qetësues?
Mjeku: Tensioni i lartë ka gjithmonë nevojë për mjekim medikamentoz. Mjalti është qetësues shumë i mirë. Nga ana tjetër kripa nuk rekomandohet, sidomos në rastet e personave me tension të lartë. Nëse flitet për mjekësi popullore, kini parasysh se sidomos personat me sëmundje kronike duhet të konsultohen gjithnjë me mjekun që i ka nën trajtim përpara se të veprojnë, pasi në të kundërt mund ta përkeqësojnë sëmundjen e tyre.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.