Makina e Cristiano Ronaldos është përfshirë në një aksident në Mallorca. Përplasja është duke u hetuar nga autoritetet, por mësohet se futbollisti nuk ka qenë në makinë, që drejtohej nga shoferi i tij.
Bëhet fjalë për ‘Bugatti Veyron’ 1.7 milionë euro. Shoferi thuhet se humbi kontrollin dhe rrëshkiti duke u përplasur me një mur në Palma de Mallorca, ku ylli i Manchester united aktualisht është duke pushuar me familjen e tij.
Pjesa e përparme e ‘Bugatti-t’ është shkatërruar ndërsa drejtuesi nuk ka pësuar lëndime. ‘Bugatti Veyron’, ashtu si një ‘Mercedes-Benz G-Class’, Ronaldo ia kishte bërë dhuratë Georgina. ‘Bugatti’ është pjesë e koleksionit të makinave të CR7 prej 17 milionë eurosh, i cili përfshin gjithashtu një ‘Aston Martin’, ‘Bentley’ dhe një ‘Ferrari Monza’.